• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Qeveria ndahet në dy pjesë, LSI kërkon kokën e Tahirit

23 May, 2016
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fërkimet fluide PS-LSI për Saimir Tahirin, janë transferuar tashmë nga Rama-Meta tek një përplasje e hapur brenda qeverisë.

Edi Rama, tashmë nuk ka një ekip të përbashkët që i udhëheq normalisht, por realisht është kryeministri i vetëm ministrave të Partisë Socialiste.

Anëtarët e kabinetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim komandohen nga kryetari i tyre, Ilir Meta.

Pas aktit të Ylli Manjanit, ministrit të Drejtësisë, i cili kërkoi tek Kryeprokurori të hetohet Ministria e Brendshme për pajisjen përgjuese, tashmë edhe Edmond Haxhinasto është vënë kundër kolegut të tij në Këshillin e Ministrave, Saimir Tahirit.

Me uljen e zhurmës të të ashtwquajturës aferë përgjimi, Haxhinasto ka ngritur çështjen e aksidenteve duke akuzuar policinë si përgjegjëse, pas arrestimit të disa zyrtarëve të Autoritetit të Rrugëve.

Për një aksident të ndodhur në zonën e Plepave policia ka zgjeruar hetimet edhe mbi kompaninë që  mirëmbante aksin rrugor Plepa-Mbikalimi i Shkozetit.

Administratori Hamza Islamaj dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën, pasi nuk janë zbatuar kushtet teknike dhe nuk janë zëvendësuar barrierat mbrojtëse të sigurisë, të cilat janë të dëmtuara.

Në kushtet kur për herë të parë hetimet për aksidentet automobilistike po drejtohen edhe ndaj Autoritetit Rrugor dhe firmave private që kanë për detyrë mirëmbajtjen e segmenteve dhe të sinjalistikës, Ministria e Transporteve ngarkon me përgjegjësi Policinë Rrugore.

Ministri Edmond Haxhinasto deklaroi se sinjalistika është përmirësuar: “Shifrat janë të qarta. Sinjalistika ka ndikuar në uljen e aksidenteve dhe vdekshmërinë. Çështja e sigurisë rrugore është çështje e standardit të rrugës, por jo vetëm. Është edhe çështje e policimit të rrugëve. Ka nevojë për forcimin e policimit të rrugëve”.

Megjithë kundërshtimet dhe përplasjet nga ana e LSI-së, Ministria e Brendshme mësohet se ka nën hetim sektorë apo edhe persona që janë të lidhur me partinë e Metës.

Siç mësohet, hetimet kanë vijuar edhe në Drejtorinë e Burgjeve e hipoteka.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka pasur një takim me Kryeministrin ku i ka përcjellë shqetësimin për veprimet e Ministrisë së Brendshme.

Tashmë përplasja është e paevitueshme dhe çdo ditë palët po sulmojnë njera tjetrën derisa njëri të bjerë “knockaut”.

Paraardhëse

Publikohen 4518 vende të lira pune

Pasardhëse

PD: Fotografim territorit nëpërmjet avionëve italianë

Pasardhëse

PD: Fotografim territorit nëpërmjet avionëve italianë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.