• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

SHISH përgjon Bashkinë e Tiranës

14 May, 2016
në Politikë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Institucioni kryesor i sekreteve në Shqipëri është bërë pjesë lojës politike të Presidentit Bujar Nishani dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, kundër Bashkisë së Tiranës. Deklarata e rëndë është artikuluar dje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në formë pyetjeje. Por, sipas burimeve, pyetja e kryebashkiakut është retorike, pasi institucioni kryesor i mbledhjes së informacioneve në Shqipëri, është investuar me kapacitete të pazakonta, duke survejuar veprimtarinë e Bashkisë së Tiranës.

Segmente të SHISH, kanë braktisur detyrat e parashikuara në ligj, për të cilat edhe paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, duke u angazhuar në monitorimin e aktiviteteve, projekteve dhe tenderave të Bashkisë së Tiranë, për të furnizuar me informacion kreun e shtetit dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha. Përpos veprimtarisë së Bashkisë, mësohet se, drejtues në Bashkinë e Tiranës, bashkëpunëtorë të kryebashkiakut Veliaj, janë vënë nën përgjim, po në funksion të lojës politike, interesave dhe shantazhit.

Alarmohet Siguria 
Devijimi i shërbimit jashtë shinave ligjore, në funksion të betejave dhe interesave të Sali Berishës dhe Bujar Nishanit, ka alarmuar edhe Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Për këtë komision, angazhimi i Shërbimit Informativ Shtetëror kundër Bashkisë së Tiranës, është një arsye më shumë për të thirrur në një seancë raportimi kreun e shërbimit, Visho Ajazi Lika. Lajmin e ka konfirmuar për Shqiptaren.com anëtari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia. Deputeti socialist deklaron se, përpos të tjerave, Komisioni i Sigurisë do ta pyesë kreun e SHISH edhe për mobilizimin e shërbimit kundër Bashkisë së Tiranës. Kreu i SHISH, të i cili mazhoranca ka një mungesë të theksuar besimi, do të pyetjet edhe rreth dyshimeve të forta, për ndarjen e informacionit fillimisht me Sali Berishës dhe më pas me kryeministrin e vendit.

Bashkia e Tiranës 
Burime nga Bashkia e Tiranës kanë konfirmuar mobilizimin e SHISH kundër njësisë vendore më të madhe dhe të rëndësishme në Shqipëri, por nuk dhanë detaje se në ç’formë është angazhuar SHISH, për të njollosur punët e bashkisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj është në pritje të një përgjigjeje nga ana e kreut të shtetit Bujar Nishani, për këtë çështje. Në mungesë të një përgjigjeje, kryebashkiaku pritet të bëjë publike detaje tronditëse të mobilizimit të Shërbimit Informativ Shtetëror kundër Bashkisë së Tiranës.

Paraardhëse

Kjo me të vërtetë mund të ju lërë pa frymë (Foto)

Pasardhëse

Erdogan marton vajzën, Rama në mesin e 6 mijë dasmorëve (Foto)

Pasardhëse

Erdogan marton vajzën, Rama në mesin e 6 mijë dasmorëve (Foto)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.