• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Lejet e ndërtimit on-line, Rama: Hap përpara

6 May, 2016
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Tiranë u mbajt sot Konferenca për prezantimit e sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit “Lejet online të ndërtimit”. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama tha se, ky shërbim është një hap përpara, me ndryshimet dramatike që ka pësuar territori.

“Lejet e ndërtimit on-line është një hap përpara që Shqipëria bën dhe shkon në një drejtim si në vendet e tjera. Shqipëria ka një trashëgimi shumë të rëndë në raport me bazën e të dhënave me pronën dhe territorin. Territori ka pësuar një ndryshim dramatik, me afro 400 mijë ndërtime pa leje. Që i kanë zhvleftësuar strategjitë dhe planet në letër dhe i kanë hedhur në lumë të gjitha paratë për plane e strategji, pasi zhvillimi në territor ka qenë më i shpejtë sesa aktivizimi i planeve. Nëse do bënim një muze të Shqipërisë së planeve në këto 25 vite, dhe Shqipërisë reale, do shihnim dy botë paralele”, u shpreh Rama.

Rama foli për procesin e Berlinit, për të cilin tha se nuk është një garë ku vendet vrapojnë për të marrë sa më shumë para. Rama tha se qeveria shqiptare po ndjek një rrugë dhe se deri tani ka qenë më shpejt se Bashkimi Evropian.

“Ta çmontojmë idenë se procesi i Berlinit është një garë ku vendet vraprojnë kush të marrë më shumë para. Nuk është kështu. Ne kemi vendosur një hartë për rrugën që do të ndjekim dhe deri tani kemi qenë më shpejt se BE. Ne e kemi të nevojshme të vrapojmë, ata jo. Ata janë në një situatë të ndërlikuar dhe mbështetja që i kanë dhënë procesit është i një rëndësie të jashtëzakonshme, por paratë do të vijnë pjesë-pjesë dhe nuk do të jenë kurrë aq sa imagjinon fantazia jonë kolektive. Ka diçka më të rëndësishme, ajo që mund të bëjmë pa para për të prodhuar më shumë para”, tha Rama.

Ndërsa Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se lejet elektronike ose e-Lejet janë një hallkë e rëndësishme e planifikimit të zhvillimit urban.

Sipas Gjermenit, ky shërbim thjeshton procedurat për investitorët dhe qytetarët për lejet e ndërtimit. “Ky aktivitet do të shërbejë edhe si një platformë për të intensifikuar marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Shqipëria ka hyrë tashmë në një rrugë në fushën e planifikimit të zhvillimit urban që garanton mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Krijimi i sistemit elektronik, është një hallkë e domosdoshme pas nismave historike të ndërmarra në fushën e planifikimit. Është pjesë e platformës e-Albania. Ofrimi i këtij shërbimi, i cili thjeshtëson procedurat për investitorët dhe qytetarët, është bërë realitet që prej 20 prillit”, tha Gjermeni.

Edhe Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito tha se ky shërbim do të përshpejtojë edhe procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

“Rajoni ynë ka gjithçka që të bëhet pjesë e tregut unik dixhital dhe kjo shumë më shpejt se sa procesi i gjatë që do të na duhet të kalojmë për të arritur deri në anëtarësimin në BE. Bërja pjesë në këtë treg mund të përshpejtojë të gjithë procesin tonë të anëtarësimit. e-Lejet janë pjesë e një programi shumë të madh. Ky dixhitalizim prek në radhë të parë bizneset, që nga regjistrimi i tyre, prokurimet publike, tatimet që kanë të gjitha procedurat online dhe një sërë shërbimesh të dedikuara për bizneset që kanë ndikim në treguesit e Doing biznes për Shqipërinë”, theksoi Harito.

Paraardhëse

BBC: Erjon Veliaj do të jetë kryeministri i ardhshëm

Pasardhëse

Manipuluan aksidentin, arrestohen 3 policët e Rrugores

Pasardhëse

Manipuluan aksidentin, arrestohen 3 policët e Rrugores

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.