• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Basha: Takimi me ambasadorët të jetë i hapur, jemi pro reformës

6 May, 2016
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike e e mirëpret praninë e ambasadorit të SHBA, Lu dhe Ambasadores së BE-së, Vlahutin në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha se takimi nuk është anuluar por është shtyrë për të martën, ku pritet që ambasadorët t’i bashkohen mbledhjeve të grupit njëra pas tjetrës në selitë përkatëse.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur. I jam shumë mirënjohës Donald Lu që ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë për shumë çështje”, theksoi Basha në emisionin televiziv “Opinion” duke saktësuar se do të jetë një takim pyetje-përgjigje në lidhje me reformën në drejtësi.

Gjithashtu, Basha u shpreh i gatshëm që ky takim të bëhet i hapur për publikun.

Referuar deklaratës së drejtpërdrejt të ambasadorit amerikan nëse ky proces dështon, Basha tha se PD është shprehur pro kësaj reforme në parim.

“Ne do të votojmë çdo draft që është në përputhje me parimet e Venecias. Ambasadori Lu ka ofruar ndihmën e dy ekspertëve të BE dhe SHBA për një dokument që do të shërbejë si baza e negociatave mes palëve. Ne ditën e shtunë do të jemi gati për të dhënë opinionin tonë për këtë draft”, tha Basha.

Për Bashën reforma zvarritet nga maxhoranca qeverisëse ku sipas tij, “të fortët e tyre do merrnin fund nga ajo”.

“PD nën lidershipim tim është partia ku shqiptarët bashkohen për një drejtësi të pavarur”, tha Basha ndërsa shtoi se do vazhdojnë me protestat e nisura dhe do jetë në mbështetje të çdo grupimi apo shoqërie civile.

Duke u ndalur te reforma zgjedhor, kreu i opozitës deklaroi se brenda korrikut do ketë gati draftin.”Brenda korrikut mund të kemi gati drafti. Nuk është çështje kapacitetesh njerëzore, por vullneti politik., siç ishte vullneti politik, kur i thanë mos kandidoi Rroshi dhe Bushin dhe i kandidoi. Nëse ky kërkon të ruajë njerëzit e vetë nga çështjet kriminale, sigurisht ambasadori është i qartë”, tha Basha.

Ai bëri të ditur se një tjetër propozim i PD do të jetë votimi elektronik, sistem 100% i sigurt si dhe çështja e financimit të partive politike.

“Me qëllim që këto para të investohen në fushatë për financimin e partive politike, çka i shërben taksapaguesve shqiptarë. Me ligj rregullohet ndarja e barabartë për reklamat në media. Ka  një komision zgjedhor, kam garancinë e sekretarit amerikan i Shtetit, personalisht Kerryt dhe përfaqësuesve të lartë këtij në Shqipëroi për mbështetjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Lulzim Basha.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e premte 6 maj 2016

Pasardhëse

Meta: Refugjatët janë në horizont, jo mureve ndarëse

Pasardhëse
President në 2017

Meta: Refugjatët janë në horizont, jo mureve ndarëse

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

Nga lajme2
11 September, 2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të...

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.