• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Beqaj: Informacioni, një nga 5 shtyllat kryesore

4 May, 2016
në Aktualitet
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sistemi i informacionit në shëndetësi ka rëndësi për marjen e vendimeve, përmirësimin e shërbimeve publike ndaj qytetare dhe zhdukjen e barrierave financiare, gjeografike e kulturore.

Ishte kjo deklarata që bëri, Ministri i Shëndëtësisë, Ilir Beqaj, në Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik mbi “ Treguesi e Shëndetit si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemeve të informacionit shëndetësor në Rajonin Evropian”.

“ Sistemi i informacionit është një nga 5 kolonat kryesore të zbatimit të Programit  të Qeverisë në Shëndetësi, që ka në krye të tij Mbulimin Universalapo Shëndetin për të Gjithë. Po ashtu, është e rëndësishme jo vetëm për nevojat që ka sistemi ynë shëndetësor, por unë besoj, edhe në kornizën e përpjekjeve që po bën qeveria shqiptare për të përmirësuar ndjeshëm sistemet e informacionit në Shqipëri, në dy drejtime kryesore: së pari, për të patur një informacion për të marrë vendimet e duhura, për të patur informacion për të matur efektivitetin e programeve që zbatohen; por padyshim, ehe për të zbatuar sot mundësitë e pamata që bota e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ofron për të përmirësuar ndjeshëm shërbimet publike ndaj qytetarëve, si dhe për të kapërcyer disa barriera që për arsye financiare, gjeografike apo kulturore ende ekzistojnë në vend”.

Më tej, ministri nënvizoi disa përpjekje të qeverisë për të dhënë rezultate në sistemin shëndetësor.

“Unë besoj se ka tashmë përpjekje jo të vogla të cilat kanë filluar të japin rezultatin e nevojshëm. Sigurisht, për nevoja që lidhen detyrimisht jo vetëm me informacionin, Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) vendosi të kalojë nga “Librezat Shëndetësore” në “Kartën e Shëndetit”.

Më tej, ai foli për më shumë se 1 milion karta aktive shëndeti të lëshuara nga Fondi i sigurimeve shëndetësore, që sipas tij do të thotë, se minimalisht pas këtyre 1 milion kartave aktive ka individë me të dhënat e tyre socio-demografike, shumë të nevojshme për të bërë analizat e nevojshme dhe për të marrë drejtimet e duhura.

“ Nga 1 Nëntori 2015 dhe deri në fund të Prillit, pra vetëm në 6 muaj, në projektin pilot që po zbatohet në Durrës të “Recetës Elektronike” janë lëshuar më shumë se 90 mijë receta elektronike. Ne kemi sot në regjistrin elektronik të kontrollit bazë shëndetësor më shumë se 400 mijë dosje elektronike, ku secila prej tyre ka dhjetëra tregues individualë shëndetësorë.

Pra, mundësia e paanë që ofron sot bota e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit po na çon shumë shpejt, pa shumë investime, nga një situatë “no data” në “big data”.Kështu, duhet që tani të mendojmë në mënyrë të mençur që të jemi gati që të shfrytëzojmë siç duhet këto “big data”, në mënyrë që të mos vijë dita që shumë shpejt të mbytemi në këtë det të paanë tashmë të dhënash.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e UNICEF, Antonella Scolamiero, u shpreh se të dhënat janë të besueshme dhe aksesueshme.

“Në çdo hap, dhe unë kam një sugjerim nga eksperienca ime e gjatë profesionale me informacionin, që nëse ia dalim ti vendosim vetes si qëllim, që çdo ngjarje që lidhet me shëndetin e njerëzve tanë të regjistrohet një herë atëherë kur ndodh dhe aty ku ndodh, do të kemi koherencë, saktësi dhe do të evitojmë shpenzime që shpesh herë i bëjmë të përsëritura”, tha Scolamiero.z

Paraardhëse

Heqja e ekskluzivitetit të Rinasit i hap rrugën investimeve

Pasardhëse

Reforma në Drejtësi, Lu: Ndaloni lojërat politike dhe përfundojeni

Pasardhëse
Donald lu

Reforma në Drejtësi, Lu: Ndaloni lojërat politike dhe përfundojeni

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

Nga lajme2
11 September, 2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të...

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.