• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Me Hillary Clinton, Presidente, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë, mikeshën më të madhe”

16 April, 2016
në Botë
0
Hillary Clinton
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqiptaro-amerikanët i përgjigjen masivisht ftesës së ish-Presidentit Bill Clinton

Nga Beqir Sina
BRONX New York: Ish-presidenti Bill Clinton, bëri fushatë për gruan e tij, kandidaten demokrate për presidente, Hillari Klinton, në Sallën Smith të Kolegjit të Malit Shën Vinsent -“College of Mount Saint Vincent” në zonën Riverdale të Bronx, New York.
Thirrjes për pjesëmarrje në këtë takim iu përgjigjen rreth 1000 vetë, shumica e tyre, shqiptarë, nga të gjitha viset shqiptare.
Takimi elektoral i fushatës, për zgjedhjet paraprake në Partinë Demokrate, në New York, kishte si folës kryesor ish-Presidentin Bill Clinton,. Këtë tubim e përshëndetën në filim edhe miku i dëshmuar i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz Jr dhe asambleisti i shtetit, të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.
Në këtë tubim elektoral, ishin të pranishme edhe shumë figura të njohura të komunitetit shqiptarët, veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA.
Para prezantimit të ish-presidentit Clinton, kongresisti nga Westchester County, Elliot Engel.
“Unë e mbështes me shumë entuziazëm. E njoh zonjën Clinton, shumë mirë. Ajo, ka qenë gjatë këtyre viteve senatorja jonë e New York-ut, dhe ka bërë një punë të mrekullueshme. Unë jam i bindur se punën e mrekullueshme, që ka bërë për shtetin e New York-ut, ajo do të dijë ta bëjë për gjithë Amerikën. Prandaj, tha ai edhe po e mbështes atë. Zgjedhja e saj si presidente do të jetë një moment historik, për Shtetet e Bashkuara”, tha ai.
“Me Hillary Clinton-in, si presidente, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë mikeshën më të madhe të tyre”, tha Engel.
“Hillary Clinton i njeh personalisht shumë individë, veprimtarë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Ajo i njeh më së miri që të gjitha çështjet e politikës së jashtme, që kanë të bëjnë me shqiptarët. Unë jam dëshmitar për këtë, sepse kam diskutuar personalisht me të, shpesh lidhur me shqiptarët. Hillary Clinton, gjithmon ka biseduar për tema që u interesojnë shqiptarëve edhe me një numër veprimtarësh të këtij komuniteti”, tha kongresisti.
Më tej, ai u tha shqiptarëve të mos harrojmë se ishte presidenti Bill Clinton ishte ai që shpëtoi shqiptarët nga masakrat e regjimit diktatorial serb të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999, duke udhëhequr fushatën bombarduese të NATO-s.

image

 

 

 

Hillary Clinton, tha ai ishte përkrah tij, kur merrte ai ato vendime të rëndësishme dhe është shumë e ndërgjegjshme për arsyet dhe rëndësinë e atyre bombardimeve.
“Hillary më ka thënë personalisht, se ka ndërmend të vazhdojë veprën e bashkëshortit për Kosovën, kur të bëhet presidente e Amerikës. Ajo, është mbështetëse e vendosur e pavarësisë së Kosovës, e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, e në Malin e Zi. Hillary, është nxitëse e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Engel.
Në fund të fjalës së tij, duke u bërë thirrje shqiptarëve të votojnë të martën për Hillary Clinton, në New York, miku i dëshmuar i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, argumentojë se përse:”Prandaj, unë nuk mund të imagjinoj një mik më të mirë për komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë se sa Hillary Clinton-in, tha Engel, duke shtuar se kuptohet, unë e mbështes kandidaturën e saj jo vetëm për këtë po edhe se ajo do të jetë Presidentja më e mirë për të gjithë amerikanët, por në veçanti edhe për shqiptaro-amerikanët”.
Ish-presidenti Bill Clinton, kishte zgjedhur Kolegjin e Malit Shën Vincenti, për këtë tubim zgjedhor, në një përpjekje për të tërhequr votuesit më të rinj të cilë kanë anuar nga Bernie Sanders.
Në sondazhe, Hillary Clinton, në fakt mbetet shumë më përpara në sondazhe por debati i zjarrtë i një nate më parë me senatorin Sanders, tregoi se ajo është ende në vështërsi dhe i duhen pa tjetër sa më shumë nga 75 delegatët e shtetit të New Yorkut.
Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, tha se ishte i nderuar, që po shikonte një mbështetje kaq të madhe të shqiptarëve, në këtë fushatë dhe faleminderoi ngrohtësisht asambleistin e shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, për organizimin e këtij tubimi.
Duke kujtuar arritjet që prej përfundimit të luftës në Kosovë, ish-presidenti amerikan kujtoi rrugën e vështirë që kaloi Kosova për të arritur nga liria tek pavarësia e saj.
Ai rikujtoi vizitat, që me bashkëshorten e tij, Hillari Clinton, bënë në kampet e refugjatëve ku ishih zhvendosur shqiptarët e Kosovës, në Maqedoni.
“Kurrë nuk do t’i harroj fytyrat e njerëzve dhe rrëfimet e tyre”, tha ai.
Ai lavdëroi pastaj shqiptarët si simbol në botë të bashkëjetes fetare. “Zoti i bekoftë shqiptarët, të gjithë shqiptarët” duke i falenderuar që po e mbështesnin fushatën e Hillary Clinton, për Presidente të SHBA-së.
“Dua t’ju siguroj se Hillary presidente, dhe i gjithë populli amerikan, është me ju dhe do të jenë në të ardhmen tuaj me shqiptarët”, tha Clinton.
Ish- Presidenti i SHBA, Bill Clinton, mbetet një hero në sytë e shqiptarëve për rolin e tij në ndalimin e katastrofës humanitare që kërcënonte Kosovën.
Më tej, Bill Clinton i atribuoi gruas së tij arritjet për të drejtat e njeriut dhe përparimin në shoqërinë amerikane të pakicave të afrikano-amerikanëve dhe latinëve, votat e të cilëve kanë qenë vendimtare për fitoret e saj të deritanishme.
“Në 45 vjet të saj, ajo ka qenë e angazhuar në politikë dhe është përpjekur për të ndihmuar njerëzit, që të jetojnë ëndrrat e tyre dhe të zgjedhin problemet e tyre, të të gjithë popullit. Unë kam punuar me të dhe u them me plotë gojën se ajo është më e mira, është një udhëheqse që kërkon ndryshimin dhe është krijuese. Dhe, ka shumë dallime në mes atyre që vetëm dinë të flasin për ndryshim dhe atyre që janë duke e bërë ndryshimin”, tha ai.
Clinton foli edhe se ku Hillary qëndron në lidhje me borxhet studentore, rregulloreve kufizuese që shmangin abuzimet në Wall Street etj.
Votimet paraparake për të dyja partitë në New York, do të mbahen më 19 Prill.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e diel 17 prill 2016

Pasardhëse

Rrëfehet Klodi Lesi: Ja pse e vrava gruan greke

Pasardhëse
Rrëfehet Klodi Lesi

Rrëfehet Klodi Lesi: Ja pse e vrava gruan greke

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.