• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

Flet Robert Ndrenika: Ja ku do ta kaloj pleqërinë

13 April, 2016
në Kulturë
0
96
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndoshta po të kishte lindur në SHBA ai do të kishte qenë më i madh se Robert De Niro, i cili është gjithashtu me origjinë shqiptare.

Por në Shqipëri, Robert Ndrenika është padyshim aktori më i madh i kohëve moderne dhe zor se do të ketë ndodkush që do të mund t’ia zërë vendin.

Një pyetjeje që i është drejtuar në profilin e tij në Facebook, Robert Ndrenika i ka dhënë një përgjigje mjaft prekëse.

Aitij i kërkohet se ku do ta kalojë pleqërinë dhe Ndrenika, reagon me këto fjalë: “Z.Dylgjeri falemindeit ! Druaj se pleqerine do ta kaloj atje ku jane rrenjet e ‘Rrapit Madheshtor’ ne Orosh te Mirdites!!!”.

Deri këtu duket gjithçka në rregull, po mos të kihet parasysh se Ndrenika pleqërinë e tij është duke e kaluar në Tiranë tani që është mbi të 70-tat, në një lagje pranë drejtorisë së policisë.

Kështu që aktori i madh duket se nënkupton në mënyrë drithëruese diçka tjetër, një fazë të mëpasme që askush nuk do të donte t’ia uronte.

Ja biseda e plotë:

Ylli Dylgjeri: Mirëmëngjez i nderuari Ndrenika.

Nuk rri dot pa t’ët pyetur o Artist i Madh:

Po Ti ku do ta kalosh pleqërinë?

A ka mbetur lapidar për Ty?

Robert Ndrenika: Z.Dylgjeri faleminderit! Druaj se pleqerine do ta kaloj atje ku jane rrenjet e “Rrapit Madheshtor ” ne Orosh te Mirdites!!!

Ylli Dylgjeri: Ke të drejtë. Është Bajrak i parë!

Shpetim Shehu: Shpetim Shehu Ndrenika i madh eshte PATRIARKU I TEATRIT SHQIIPTAR!

Ylli Dylgjeri: Dhe meriton vëmëndje.

Dikujt mund t’i ngjallë habi se çfarë lidhje mund të ketë Ndrenika me Mirditën, duke qenë se ai vetë është me origjinë nga zona e bregdetit të Himarës.

Mirëpo, është një periudhë e njohur historike, kur mjaft katolikë të veriut të Shqipërisë, u zhvendosën në jug gjatë kohës së Skënderbeut.

Një pjesë prej tyre u zhvendosën në Itali, së bashku edhe me trashgimtarët e prijësit të shqiptarëve, ndërsa një pjesë mbetën në zonën e bregdetit të Dhërmiut dhe Himarës.

Kjo shpjegon mbiemrat që mbajnë edhe sota ato zona si Kol-leka, Ndre-Nika dhe Lazri, që janë emra apo mbiemra tipikë të katolikëve të Shqipërisë së veriut.

Paraardhëse

Sheshi “Skënderbej”, Veliaj dëgjesë publike me banorët

Pasardhëse

Pezullohen deputetët e sherrit, Berisha shpëton me “vërejtje”

Pasardhëse
Rrëfehet Braçe

Pezullohen deputetët e sherrit, Berisha shpëton me "vërejtje"

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.