• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Faktet e reja, rriten dyshimet për rrëzimin e helikopterit

11 April, 2016
në Aktualitet
0
rrëzimin e helikopterit
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fakte të reja dalin në dritë lidhur me rrëzimin e helikopterit EC145, ditën e mërkurë në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe, ku humbën jetën pilotët Florian Delia dhe Donald Hoxha dhe mbeti i plagosur ushtari Gerald Baramuça.

Në kohën kur ekspertët e Ushtrisë, në bashkëpunim me ata të “Airbus Helicopter” dhe ekspertët amerikanë, kanë arritur të nxjerrin kameran regjistruese qw gjendej nw helikopter dhe trupin e dëmtuar të helikopterit nga ujërat e Liqenit të Shkodrës, Top Channel sjell detaje të reja.

Rreth 300 metra përpara vendit ku është rrëzuar helikopteri, në itinerarin që kishte përshkuar, janë gjetur mbetje të trupit të tij. Siç shihet dhe nga pamjet e filmuara nga operatori i Top Channel në Shkodër, Kanto Zefaj, bëhet fjalë për copa të veshjes së jashtme të helikopterit, pjesë të kufjeve të pilotëve, tela të aparaturave. Gjithashtu është arritur të gjendet një pjesë e radarit të helikopterit.

Ende nuk dihet se si kanë përfunduar në atë vend, përpara se helikopteri të rrëzohej në ujë. A janë shkëputur ato përpara se helikopteri të rrëzohej, apo nga forca e përplasjes në ujë, veshja e jashtme është shpërndarë në një sipërfaqe më të madhe?

Kësaj pyetje pritet t’i jepet përgjigje nga ana e ekspertëve, të cilët tashmë kanë në administrim kutinë e zezë dhe trupin e dëmtuar të helikopterit.

Ndërkaq, menjëherë pas konstatimit të këtyre pjesëve nga ana e operatorit të Top Channel, grupi hetimor ka rrethuar dhe këtë zonë, e cila gjendet larg vendit të rrëzimit të helikopterit dhe ka nisur administrimin e këtyre pjesëve, të cilat gjendeshin aty që prej së mërkurës.

Ndërkaq, nga ana e tij, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura, ka bërë të ditur se pas nxjerrjes së kameras regjistruese, nga ana e ekspertëve, ajo i është vënë në dispozicion Prokurorisë, e cila po heton këtë ngjarje./Top Channel/

Paraardhëse

Bukuroshet e Sidrita Sadikaj shkëlqejnë në veprimtaritë ndërkombëtare

Pasardhëse

President në 2017-ën? Ja përgjigja e Ilir Metës

Pasardhëse
President në 2017

President në 2017-ën? Ja përgjigja e Ilir Metës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.