• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Përgjithmonë të terrorizuar nga Saliu

4 April, 2016
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andrea Stefani

Erdhi në politikë me premtimin për të bërë diçka krejt ndryshe nga Enver Hoxha por ka mbi 25 vjet që ka mbetur në krye të politikës  po si ish-diktatori. Ku duhet kërkuar sekreti i kësaj udhëheqsie aspak demokratike, jo vetëm për nga tejzgjatja, e Sali Berishës? Mbi të gjitha tek terrorizimi që ai  ju ka bërë ndërkombëtarëve, europianëve dhe amerikanëve, me destabilitet. Nga ky terrorizim ka rrjedhur edhe pandëshkueshëmria për të.

Fillesa e këtij kalvari për Shqipërinë duhet kërkuar në marsin e vitit të mbrapshtë ’97 kur shqiptarët, të rrënuar finaciarisht nga kolapsi i disa skemave piramidale, vërshuan në protesta në shumë qytete të Shqipërisë, duke kërkuar largimin nga pushteti të Sali Berishës, në atë kohë President i shtetit. Kërkesa nuk qe as tendencioze dhe as e inspiruar politikisht nga një opozitë e shtypur dhe thuajse e marrë fund. Ajo bazohej në faktin e gjithëditur se Berisha kishte toleruar  me populizëm dhe për vite me radhë aktivitetin e kompanive mashtruese. Madje, siç e akuzoi më vonë edhe dora vetë Genc Ruli, ai qe bërë pengesë për mbylljen në kohë të “fajdeve” gjë që do kish shmangur edhe katastrofën. Për këtë shkak, shqiptarët shikonin te Berisha kryefajtorin e fatkeqësisë së tyre prandaj kërkonin largimin e tij nga pushteti.

Edhe pse e kish humbur krejt legjitimitetin (nuk mund të jetë i tillë një qeveritar përgjegjës për falimentimin e gjysmës së popullsisë që duhet ta mbrojë) ndryshe nga çdo kish reaguar një qeveritar demokrat, Berisha shpalosi natyrën e vërtetë të një autokrati që nuk e dorëzon pushtetin pa gjak. U përpoq të mbajë pushtetin ushtarakisht duke organizuar një operacion në Jug të vendit kundër popullsisë së revoltuar. Por meqenëse dështoi, tentoi përçarjen e vendit Veri-Jug dhe luftën civile duke armatosur paramilitarë. Një skenar që u shmang vetëm në sajë të ndërhyrjes me ushtri të komunitetit ndërkombëtar.

Edhe pse me një kosto të madhe ekonomike e sociale, shoqëruar me disa mijra të vrarë, shteti i shpëtoi një çarjeje vështirë të pariparueshme por, mjerisht, ndërkombëtarët nuk i shpëtuan, që nga ajo kohë, terrorit lidhur me aftësinë dhe vendosëmrinë e Berishës për të rrënuar stabilitetin kur ja lypte nevoja. Jo rastësisht, ndërsa vizitonte Tiranën në ato ditë të vështira, Romano Prodi porosiste: Stabilitet, Stabilitet, Stabilitet! Kjo do të qe për Shqipërinë trinia e shenjtë. As liria, as drejtësia dhe as demokracia. Që nga ai moment u vulos edhe jetëgjatësia e lidershpit të Berishës, sfiduese për një demokraci, sepse ai do të bëhej i paprekshëm nga ligji.

Pas këtaj, sa herë që do të kishte një tentativë, sado të vogël, për ta bërë Berishën të jepte llogari para ligjit për bëmat e tij apo bashkëpunëtorëve të tij, nga ndërkombëtarët do të mbërrinin sinjale që do ja ndalnin dorën drejtësisë. Kështu ndodhi kur pushteti i majtë u përpoq të ndëshkojë krimet e vitit ’97. Jo vetëm nuk u vu nën akuzë por edhe kur një gjë e tillë ndodhi me nja 6 bashkëpunëtorë të tij, Berisha u tolerua të organizojë protesta “demokratike” kundër drejtësisë. Përse? Sepse ndërkombëtarët ishin bindur se nëse preket Berisha prekej stabiliteti nga që ai ishte në gjendje “t’i vinte flakën Shqipërisë”.

Berisha nuk u vu nën akuzë as kur pas vrasjes së Azem Hajdarit, mjaft të dyshuar se e ka nxitur ai vetë, frymëzoi një sulm të armatosur mbi institucionet e shtetit. Krimi shtetëror ishte sheshit por ndërkombëtarët këmbëngulën (këtë e ka pohuar publikisht edhe ish-kryeministri i asaj kohe Pandeli Majko), që Berisha nuk duhej prekur se do të rrezikohej stabiliteti.

Berisha nuk u vu nën akuzë as kur pas një shpërthimi apokaliptik të një fabrike municionesh në Gërdec, u vranë 26 vetë, u plagosën shumë të tjerë, dhe u rrafshuan nja dy fshatra. Nuk u vu nën akuzë as kur u zbuluan lidhjet e familjarëve të tij me këtë fabrikë dhe kontrabandën mafioze që përpunohej në të. Tërheqja e Edi Ramës, në atë kohë lider i opozitës, nga aksioni për të rrëzuar një qeveri haptazi të përfshirë në një biznes mafioz dhe të përgjakshëm (habitesh kur krahason atë rast me rastin “Prenga” që të kriminalizuarit Berisha dhe Basha e kanë bërë, me mbështetjen po të ndërkombëtarëve flamur të dekriminalizimit) mund të kuptohet vetë me ndërhyrje të ndërkombëtarëve që duket se këshillonin stabilitet dhe jo drejtësi. Përse? Përsëri të terrorizuar nga frika se Berisha mund të trondiste stabilitetin duke vënë në punë falangat e fantikëve të tij.

Por Berisha nuk u vu nën akuzë as kur mu para dritares së zyrave të tij, organizoi, në 21 janar, vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Nuk u vu nën akuzë edhe pse gënjeu hapur duke akuzuar opozitën për grusht shteti, edhe pse pengoi prokurorinë në kryerjen e hetimeve, edhe pse shantazhoi kryeprokuroren dhe Presidentin e Republikës, edhe pse fshiu serverat e kamerave të Kryeministrisë, edhe pse hodhi poshtë ekspertizën e FBA për “rikoshetat”. Përse? Përsëri se po të prekej Berisha do të prekej stabiliteti. Dhe stabiliteti, për disa ndërkombëtarë,  paska më shumë rëndësi se drejtësia!

Që nga viti i mbrapshtë ’97 ndërkombëtarët vuajnë nga fiksimi se Berisha e destabilizon Shqipërinë (në fakt tashmë kjo është një përrallë) nëse dikush do të tentonte që edhe ai, të jepte llogari për drejtësisë si të gjithë shtetasit e tjerë. Jo, stabiliteti e kërkon që Berisha, dhe për rrjedhojë edhe një dorë kriminelësh që ai i mbron nga që kanë kryer krime të inspiruar prej tij, duhet të mbeten të paprekshëm nga ligji. Kur kërcënohet destabiliteti, në djall të vejë drejtësia! Eshtë një “collateral damage” i pashmangshëm. Prandaj dhe ndërkombëtarët, shihet qartë, se kanë vendosur ta bëjnë reformën në drejtësi në bashkëpunim me Berishën. Prandaj ndërkombëtarët i këmbëngulin Ramës që reforma në drejtësi duhet bërë në konsensus me Berishën dhe Bashën. Dhe japin modelin: Si dekriminalizimi! Prandaj ambasadori amerikan Lu, i shkon në zyrë Berishës për t’i dorëzuar personalisht opinionin e Komisionit të Venecias. Por ç’konsensus për drejtësinë mund të ketë më kryefajtorët e Gërdecit dhe 21 janarit? Një konsensus ( në fakt një pazar) që do themelonte një drejtësi të pa interesuar për ndëshkimin kryefajtorëve të megakrimeve të derisotme. Një drejtësi që vetëm drejtësi nuk do të qe. E megjithatë ja vlen sepse për Shqipërinë është, të paktën në mendjen e  disa ndërkombëtarëve të terrorizuar që nga viti ‘97, më i rëndësishëm stabiliteti. Dhe po e rrezikove Berishën me drejtësi ai e rrënon stabilitetin. Prandaj në djall drejtësia! Vetëm pikëpyetja e që mbetet është kjo: A mund të ketë stabilitet pa drejtësi?!

 

Paraardhëse

Shqipëria 7 vjet në NATO, Kodheli: Festojmë një arritje të madhe

Pasardhëse

Shpenzon gjysmën e pagës për të ushqyer 100 macet e qytetit

Pasardhëse

Shpenzon gjysmën e pagës për të ushqyer 100 macet e qytetit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.