• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Vuçiç: Trepça është e jona, për të nuk diskutojmë në Bruksel

4 April, 2016
në Rajon
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vizituar të dielën pjesën veriore të Kosovës, teksa në komunën e Leposaviçit është takuar me minatorët serbë të “Trepçës”, të cilët i ka siguruar se Beogradi nuk do të lejojë që Prishtina ta kthejë kombinatin metalurgjik në ndërmarrje publike.

“Natyrisht që ne i frikësohemi ligjit për ndërmarrjet publike dhe shndërrimit të ‘Trepçës’ në pronë të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës. Kjo është arsyeja e ardhjes sime këtu, që problemin e ‘Trepçës’ ta diskutojmë këtu, pa tensione e fjalë të mëdha, dhe ta bëjmë të qartë se Serbia nuk do të jetë pjesë e bisedimeve për ‘Trepçën’ në Bruksel. Madje, as që do të lejojë të diskutohet për pronat e veta”, tha Aleksandar Vuçiç, kryeministër i Serbisë.

Ardhjes së Vuçiçit në Kosovë i ka paraprirë një shpërthim granate si dhe të shtëna armësh rreth orës 3 të mëngjesit në komunën e Zubin Potokut, në Shtëpinë e Kulturës, ku ai kishte planifikuar të mbante një tubim, incident ky që sipas Policisë së Kosovës nuk ka pasur të lënduar.Vuçiç, i cili gjatë mesditës vizitoi një manastir në Zveçan, ku ruhej edhe nga forca speciale kosovare, ndërsa tha se nuk frikësohet nga bombat dhe plumbat.

“Nuk jam prej atyre njerëzve në Serbi, të cilët dëshirojnë të vajtojnë rreth gjërave, ose që nëpërmjet këtyre akteve të fajësojnë ndonjë kundërshtar politik. Këtë gjë do t’ua lë organeve pergjegjëse që ta hetojnë”, tha më tej kryeministri serb Aleksandar Vuçiç.

I shoqëruar edhe nga ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës, Vuçiç, i cili po garon për një mandat të ri qeverisës tha se, Kosova do të detyrohet ta formojë sa më parë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Gjatë qëndrimit në veri të Kosovës, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç i ftoi serbët që të besojnë në ndihmën e Serbisë, ndërsa u ka premtuar atyre ndihma për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve.

Paraardhëse

Shpenzon gjysmën e pagës për të ushqyer 100 macet e qytetit

Pasardhëse

Tirana është super, ngec Partizani, Skënderbeu +6

Pasardhëse

Tirana është super, ngec Partizani, Skënderbeu +6

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.