• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Motra e Taulant Ballës: Më vjen turp për këta njerëz që kam votuar

30 March, 2016
në Politikë
0
354
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Alba Balla, motra e deputetit socialist dhe një prej drejtuesve më të rëndësishëm të PS-së, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale në lidhje me ndalimin e një prej aktivistëve të opozitës.

Bashkëshortja e Grigels Muçollarit, i cili u arrestua nga policia gjatë protestës së opozitës kundër betonizimit të Parkut të Liqenit, ka postuar në faqen e saj në Facebook shkrimin e citynews “Protestuesi në pranga, banditi në parlament”.

Komentuesi i parë në postimin e Erinda Alija (bashkëshortja e Grigels Muçollarit) është motra e deputetit socialist Taulant Balla, Alba, e cila shkruan se i vjen turp për këta njerëz që ka votuar.

Motra e Taulant Ballës, shkruan nga profili me emrin Paris Alba, i cili është përdorimi i dy emrave, vajzës së saj të vogël Paris dhe emri i saj Alba.

Në komentin e saj, drejtuar bashkëshortes së Grigels Muçollarit, motra e deputetit socialist Taulant Balla, i cili është edhe kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, thekson se i vjen turp për ata që ka votuar. Alba është tepër e sinqertë dhe duket tepër e prekur nga akti kriminal i arrestimit të Grigels Mucollarit duke e dënuar veprimin e policisë.

Komentin e saj Alba e fillon duke shkruar se ndoshta ishte personi i fundit që i takonte të komentonte tek bashkëshortja e Grigelsit, i cili në fakt është kundërshtar politik i Taulant Ballës. Ndryshe nga shumë politikanë apo aktivistë politikë, Grigels Muçollari është një qytetar shembullor dhe ndalimi i tij gjatë protestës së opozitës duket të jetë më shumë se një akt kriminal dhe hakmarrje banditeske e klientëve apo ushtarëve të qeverisë që në fakt ka fyer edhe motrën e deputetit socialist.

Alba duket në këtë rast se është sjellë si një nënë, si një zonjë, si një qytetare duke u ndjerë e turpëruar për qeverinë e vëllait të saj, e cila ka prangosur padrejtësisht një prind dhe qytetar si Grigels Muçollari.

Alba komenton se i vjen turp nga këta që ka votuar dhe ajo është mjaft e sinqertë dhe e vërtetë në atë që shkruan.

Turp ndoshta iu vjen të gjithë shqiptarëve për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, për qeverinë që ka zhgënjyer edhe Albën, e cila në një koment të saj të shkurtër na tregoi se politika mund ti ndajë njerëzit shumë, por hakmarrja politike, dhuna, prangat dhe burgosja nuk mund të ndalin solidaritetin qytetar dhe të vërtetën.

Komenti i Albës flet shumë, por shpresojmë që të njëjtën gjë ta kuptojnë edhe shokët dhe qeveritarët e vëllait të saj, të cilët janë edhe shkaktarët kryesore të një situate të dhimbshme në familjen e Grigels Muçollarit.

grigels muco

Paraardhëse

Fotot nudo të Rihannas në klipin e ri (Foto)

Pasardhëse

Gjen portofolin me 13 mijë dollarë, vendos të bëjë këtë gjë

Pasardhëse

Gjen portofolin me 13 mijë dollarë, vendos të bëjë këtë gjë

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.