• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Blushi: Rilindja kapi PS, Rama përfaqësues i falimentimit

22 March, 2016
në Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ben Blushi u rikthye për të vazhduar debatin politik dhe betejën e tij kundër kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, aty ku e nisi; në studion e Top Story.

Përballë gazetarit Sokol Balla, deputeti i Partisë Socialiste paraqiti argumentet e tij se përse është kundër referendumit, që e lexon si frikë të Edi Ramës për të pasur zgjedhje për kryetar.

“Edi Rama po shkon në referendum sepse ka frikë. Referendumi është një mundësi për të eliminuar kandidatët në garë. Shkon në referendum Edi Rama përballë Edi Ramës, kurse në zgjedhje do të shkojë përballë dikujt tjetër”, tha Blushi.

Blushi deklaroi se Rama ka ndryshuar rregullat e garës pa filluar ende ajo.

“Në 2003 Edi Ramën e pranuan në garë jashtë çdo norme. Kryeministri i asaj kohe e lejoi atë që Edi Rama po e pengon sot”, vijoi ai.

Blushi kritikoi nenin 40 të statutit të ri, që përcakton se kush është kryeministër është automatikisht edhe kryetar i partisë ku ajo është në pushtet.

“E zëmë se koalicioni prishet dhe Edi Rama bie si kryeministër, a mund të thuash kush është kryetar i PS, sepse ky e ka këtë detyrë për shkak të detyrës si kryeministër. Nëse koalicioni prishet nesër dhe LSI ikën, kush është kryetar i PS? Nuk jam kundër referendumit, jam kundër që referendumi të zëvendësojë zgjedhjet për kryetar. 100 mijë anëtarë të PS, zëvendësohen me një votë, me atë të Ilir Metës. Pra e gjithë vota e bazës socialiste është e barabartë me atë të Ilir Metës”, tha ai.

Sipas Blushit, statuti i ri rregullon çështjet e referendumit në bazë të kodit zgjedhor dhe këtu shkelet ky kod.

“Neni 56 i kodit të zgjedhjeve në PS thotë se referendum nuk mund të zhvillohet dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit të PS. Kodi e shfuqizon zgjedhjet”, u shpreh ai.

Blushi u shpreh i bindur se përfaqëson shumicën e anëtarësisë së PS-së dhe ishte akoma më i ashpër kur foli për “Rilindjen”. “Të jesh i bindur që Edi Rama është pakicë në Partinë Socialiste dhe ndaj ka frikë nga zgjedhjet”, deklaroi Blushi.

“Rilindja kapi Partinë Socialiste në Kongres. Rilindja ka falimentuar dhe Edi Rama është përfaqësuesi tipik i saj”, tha Blushi.

Blushi tha se nuk do të tërhiqet nga beteja për të zhvilluar zgjedhje për kryetar të Partisë Socialiste dhe do të vazhdojë të qëndrojë dhe luftojë brenda kësaj force politike deri në pikën kur…

“Megjithëse më vodhën biçikletën (vendimet e Kongresit) unë do vazhdoj të eci. Mund të eci pak më avash, por do të eci sërish. Do të vazhdoj të luftoj brenda Partisë Socialiste deri në momentin kur të jem bindur që Rilindja dhe PS janë bërë një”, tha ai.

Paraardhëse

Fleckenstein: Hapja e negociatave pas reformës në drejtësi

Pasardhëse

BRUKSELI NËN TERROR. Sulme në aeroport dhe metro, 34 të vdekur

Pasardhëse

BRUKSELI NËN TERROR. Sulme në aeroport dhe metro, 34 të vdekur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.