• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrëfimi / Refugjati sirian që ngriti biznes në Shqipëri

21 March, 2016
në Aktualitet
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Refugjati sirian ngre biznes në Shqipëri

Vetëm disa muaj pasi mbërriti në Shqipëri si refugjat, biznesmeni nga Alepo, Samer Darëish drejton një biznes veshjesh dhe ëndërron mundësi më të mëdha të biznesit nëpër Ballkan.

Një magazinë e madhe e sapolyer me bojë në Babrru, në periferi të kryeqytetit është vendi ku bën biznes një dyqan rrobash të përdorura.

“Darwish” lexon emri i pazakontë mbi dyqan, shkruar me shkronja të mëdha të kuqe në dritare, i cili përfaqëson me krenari mbiemrin e pronarit. Nën të, në shqip është shkruar “rroba të përdorura” po me të njëjtat shkronja të kuqe.

Pronari i dyqanit, Samer Darwish, nuk është shqiptar. Një refugjat nga Siria e shkatërruar prej luftës, ai hyri në këtë vend ballkanas vetëm katër muaj më parë.

Në atë kohë ai kishte krijuar tashmë një firmë fitimprurëse, që përfshin magazinën qendrore dhe tre dyqane të tjera në vende të ndryshme të Tiranës. Gjithsej ato punësojnë pesë vendas.

“Nuk do ta kisha besuar kurrë që do të përfundoja duke jetuar dhe punuar në Shqipëri – ka qenë plotësisht e paparashikuar,” tha ai për BIRN.

“Por tani jam i lumtur dhe i vendosur ta bëj këtë,” shtoi Samer, duke rrëfyer se po merr në konsideratë hapjen e mundësive të reja të biznesit në vendin e tij.

Darwish ishte një biznesmen i suksesshëm në Alepo, Siri, duke importuar makina nga Europa dhe duke i shitur ato më pas në rajon.

Ëndrrat e tij u shkatërruan nga lufta. Në fund të vitit 2014, ai vendosi t’i bashkohet qindra mijëra shtetasve që lanë Sirinë dhe filluan udhëtimin si refugjatë, në kërkim të një jete të re në Europë.

Rruga e tij ishte e ngjashme me atë të shumë të tjerëve. Nga Siria ai shkoi në Turqi dhe hipi në një nga anijet e mbipopulluara që e çuan në brigjet e Greqisë.

Nga atje kaloi në Maqedoni dhe mori “itinerarin famëkeq të Ballkanit” që e çoi në Hungari. “Udhëtimi im ndaloi atje sepse kërkova për azil në Hungari,” thotë Samer.

Falë kapitalit të vogël që kishte nga biznesi i vjetër, Samer mundi të blinte një shtëpi në Hungari dhe i provoi autoriteteve se ishte “një kandidat i mirë për azil”.

Pasi kërkesa e tij u miratua dhe sapo mori dokumentet që i lejonin udhëtimin, Samer filloi të mendonte se çfarë të bënte me jetën e tij të re në Europë.

Shqipëria ishte hapi i radhës sepse familja e motrës së tij kishte ardhur në Tiranë nga Alepo 18 vite më parë, kur kunati i tij biznesmen vendosi të provonte mundësitë e biznesit këtu.

Në katër vitet e fundit, teksa kriza politike në Siri thellohej dhe zhvillohej në luftë të shkallës së plotë, katër nga motrat dhe vëllezërit e tij u zhvendosën në Shqipëri dhe shtëpia e motrës së tij u bë një strehë e sigurt për familjen.

“Pasi një pjesë e familjes ishte tashmë në Tiranë, mendova përse të mos e provoj të bëj biznes mes Hungarisë dhe Shqipërisë dhe të shoh si do të shkojnë gjërat,” tha ai.

Ai mbërriti në Shqipëri në nëntor 2015 dhe ngriti një biznes që importonte rroba të dorës së dytë nga Hungaria.

“Mora ca këshilla nga familja që jetonte këtu por e bëra gjithçka vetë pasi asnjë prej tyre nuk kishte kohë të vinte të më ndihmonte,” tregon Samer.

Gjuha ishte një nga pengesat më të mëdha në fillim, por edhe vetëm me disa fjalë shqip, ca anglisht dhe shumë shenja me duar, Samer duket se po ia del mjaft mirë.

Brenda dyqanit te Darwish. Foto: BIRN

Brenda dyqanit te Darwish. Foto: BIRN

Sot, ai tregon me krenari certifikatën e tij të biznesit lëshuar më 1 dhjetor 2015 nga autoritetet shqiptare, që e lejon atë të bëjë tregti të veshjeve të dorës së dytë. Ai e mban të varur në mur në zyrën e tij në dyqanin kryesor në Babrru.

Ai sapo është kthyer nga Hungaria me 20 ton të tjera veshjesh të përdorura dhe ka mbikëqyrur punën e stafit të tij për përzgjedhjen e artikujve dhe shpërndarjen në dyqane të ndryshme.

“Pëlqej më shumë punonjësit shqiptar sesa ata të kombësive të tjera me të cilët kam punuar në të shkuarën,” thotë ai. “Ata punojnë shumë dhe janë të matur”.

Që pas suksesit në biznesin e veshjeve, Samer po peshon për hapat e radhës, si në aspektin privat dhe në biznes.

Ai dëshiron së pari të sjellë në Shqipëri tre fëmijët e tij, të cilët aktualisht jetojnë me gruan e tij të divorcuar në Turqi dhe t’i arsimojë këtu.

Pastaj ai peshon mundësinë e zgjerimit të perandorisë së tij të biznesit. Ai sheh shumë mundësi investimi në Shqipëri dhe do të krijojë mundësi më të mëdha punësimi për shqiptarët me të cilët punon.

“Mendja ime po funksionon shpejt dhe po mendoj të hap dyqane të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku kërkesa mund të jetë edhe më e madhe,” thotë ai për BIRN.

Sukseset e tij private dhe në biznes në Shqipëri e kanë nxitur atë të besojë se refugjatë të tjerë sirianë duhet të provojnë mundësinë dhe të kërkojnë azil në Shqipëri.

“Nëse do të më pyesnin, do t’i sugjeroja të kërkonin azil në Shqipëri, tha ai.

“Është më lirë këtu se në çdo vend tjetër të Europës dhe mund të zhvillojnë ide të mira për biznes dhe të ketë një jetë të mirë,” shtoi ai. “Plus që ky vend është i bukur dhe i ngrohtë,” përfundoi ai./BIRN

 

Paraardhëse

Referendumi, ja pyetja që do t’u bëhet socialistëve më 9 prill

Pasardhëse

Pavlopulos – Bushati : Greqia kërkon marëdhënie të mira me Shqipërinë

Pasardhëse
Greqia kërkon marëdhënie

Pavlopulos - Bushati : Greqia kërkon marëdhënie të mira me Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.