• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Universi paralel: A ekzistojnë “kopjet” tona diku larg nesh?

20 March, 2016
në Kuriozitete
0
universi paralel
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shumë larg prej këtu, në një galaksi që i ngjan shumë Rrugës së Qumështit, ndodhet një yll që i ngjan shumë Diellit. Dhe në planetin e tretë të këtij ylli, një lloj “binjaku” i Tokës sonë, jeton dikush: ti. Jo vetëm “ngjan” identik me ty, por është plotësisht i tillë.

Dhe në këtë moment, ky tjetri, po lexon pikërisht këtë artikull, këtë rresht.

E çuditshme? Është vetëm fillimi. Kështu nis artikulli i Focus.it, që flet për ekzistencën universeve paralele.

Ka një pafundësi galaksish që ngjajnë me tonën. Që përmbajnë kopje të pafundme të tuat dhe të familjes tënde që kanë bërë, deri në këtë moment, jetë absolutisht identike, duke përfshirë blerjen e këtij numri të gazetës apo mëngjesin që keni ngrënë sot.

Ekzistenca e këtyre botëve paralele nuk është vetëm një spekulim filozofik. Nuk varet nga teori të çuditshme si ajo, e frymëzuar nga mekanika kuantike, e multiversëve që binjakëzohen në vazhdimësi. Është pasojë e pashmangshme e teorisë së universit, që sot besohet më shumë prej shkencëtarëve.

Horizonti kozmik

Këta pohime kanë nevojë për një shpjegim. Pika më e largët që ne mund të shohim është larg pothuajse sa distanca që i është dashur të përshkojë drita, që kur lindi universi 13.7 miliardë vjet më parë. Drita e objekteve që janë atje përtej nuk ka mundur ende të mbërrijë deri tek ne. Ata objekte janë përtej horizontit tonë kozmik. E megjithatë ne e dimë që atje ka diçka. Studimi i rrezatimit të krijuar nga Big Bang duket se konfirmon që universi ka kaluar nëpër një fazë ekspansioni super të shpejtë i quajtur “inflacion”. Dhe nëse ka qenë ky inflacion, është e pashmangshme që përtej horizontit kozmik të ketë vërtetë një sasi të pafundme universesh. Universi që ne shohim është si një tullumbace, përtej universit tonë ka një pafundësi tullumbacesh, të gjitha si e jona, me horizonte që pengojnë të shihet e jona.

Të gjithë këto tullumbace kanë patur të njëjtin Big Bang që kemi patur edhe ne. Dhe secila prej tyre bazohet po në ligjet tanë të fizikës. Megjithatë, kushtet fillestare në disa raste kanë qenë pakëz të ndryshëm dhe kjo gjë solli yje dhe galaksi të ndryshme.

Tullumbace “binjake”

Pavarësisht kësaj, do të dukej e pamundur që të gjenim në univers ekzaktësisht të njëjtë me tonin. E megjithatë mekanika kuantike na thotë të kundërtën: bëjmë një zoom dhe shohim se universi është “ranor” dhe hapësira duket si një lloj skakiere. Menjëherë pas Big Bangut, universi ynë i dukshëm, “tullumbacja” jonë përmbante vetëm disa “kuti” të skakierës. Dhe kishte vetëm pak hapësira që materia të niste krijimin e galaksive të sotme.

Tullumbacet pranë galaksisë sonë përmbanin një sistemim të materies në hapësirë pakëz të ndryshëm nga yni. Tullumbacet fqinjë të fqinjave tona ndryshonin nga këto të fundit e kështu me radhë.

Por mënyrat e disponimit të materies ishin të fundme. Dhe mes tullumbaceve të pafundme, është edhe një tullumbace identike me tonën. Dhe kjo do të thotë që ekziston një numër i fundmë mënyrash sipas të cilave këto tullumbace janë zhvilluar dhe si është zhvilluar historia në brendësi të tyre. Në të njëjtën kohë, duke ditur që universi është i pafundmë, duhet të ketë pasur histori të pafundme ekzaktësisht të njëjta me historinë tonë plus një numër të pafundmë historish të ndryshme nga e jona.

Përgatitje të shumta

Nëse do të mund të udhëtoje mes universeve, do të mbërrije më në fund në një univers ekzaktësisht të ngjashëm me tonin, deri në detajin më të vogël, përfshirë ty. Megjithatë, të mbërrish deri aty, do të ishte një goxha sipërmarrje!

Max Tegmark i MIT, ka përllogaritur që për të gjetur një kopje identike tënden duhet të udhëtosh pa ndalim për 10 miliardë miliardë miliardë metra. Dhe kjo do të thotë që nuk mund ta gjesh asnjëherë atë tjetrin, që është identik si ti. çdo moment që kalon, universi zgjerohet por kur të jetë zgjeruar deri në pikën që të ketë përfshirë universin e kopjes tënde, të gjithë yjet do të jenë shuar. Duhet thënë që mënyra e vetme për t’u shpëtuar këtyre konkluzioneve është që teoritë më të besuara për origjinën e universit dhe vetë mekanika kuantike të jenë të gabuara.

mondi-paralleli

Je pakëz i mërzitur? Nuk je i vetmi. Kozmologu Alexander Vilenkin i Universitetit Tufts në SHBA ka punuar mbi këto ide për 25 vite dhe ka deklaruar që “nuk më ka pëlqyer asnjëherë të mendoj që ka një numër të pafundmë Alexander Vilenkinësh. Por, fatkeqësisht, është shumë e mundur që kjo të jetë e vërtetë”.

Dhe duhet të kujtojmë që kjo vjen me teoritë më të thjeshta dhe të pranuara për multiversët. Në fakt ka edhe shumë teori të tjera për ta. Për shembull, edhe “teoria e fijeve” parashikon ekzistencën e universeve të tjerë. Fakti që universi duket se është bërë posaçërisht për ne mund të nënkuptojë që ekzistojnë universe të bazuar në ligje të tjerë të fizikës. Dhe shprehje shumë të ndryshme të mekanikës kuantike që zhvillohen, me histori dhe të ardhme të ndryshme, përfshirë tënden, në universe të ndarë. Dhe nëse kjo është e vërtetë ka edhe një univers ku ti mund të jesh kryegolashënues i Serisë A. Tegmark i ka klasifikuar këta multiversë në një hierarki versionesh gjithnjë e më të mëdhenj. Por askush nuk e di nëse, apo se si këto hipoteza për multiverse përzihen mes tyre. Multiversi është një ide në zhvillim, ende pak e përcaktuar. Duhet që të shpërndahet pluhuri për të na dhënë një version më të qartë, si neve, ashtu dhe kopjeve tona të pafundme në universet binjakë.

Paraardhëse

Kupon tatimor për konsumatorët e seksit

Pasardhëse

Apple / Më parë japim dorëheqjen se ndihmojmë FBI-nË

Pasardhëse
Apple

Apple / Më parë japim dorëheqjen se ndihmojmë FBI-nË

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.