• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama flet para delegatëve, kërkon duartrokitje për Dritëro Agollin

19 March, 2016
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij pershendetese në Kongresin e Partisë Socialiste, që po mbahet sot ne Tiranë tha se, socialistët nga Kongresi do dalin më të gatshëm për të ecur në drejtimin e duhur.

“Ata që duan mbytjen e anijes do të zhgënjehen. Nga ky kongres do të dalim më të gatshëm dhe më të bindur për t’i çuar përpara reformat tona. Më të motivuar për ta rritur numerikisht dhe fuqizuar moralisht e politikisht PS”, tha Rama.

Sot tha ai “këtu ka një shumicë që nga Kongresi pret piketat për vijimin e rrugës së re. Por, këtu ka një pakicë, që pret si do t’i shkojë halli statutor mandatit tim. Por, sot do të diskutoj edhe për mandatin tim. Sot këtu ka mendime të ndryshme”.

Rama ne kongresin e PS FotoAgim Dobi (3)Rama kërkoi një duartoriktje të merituar për ata që i dhanë kësaj partie që në krye të herës karakterin e pandryshueshëm demokratik. Ai falenderoi ish- liderin socialist, Fatos Nanon, për Dritëro Agollin, Gramoz Ruçin, Rexhep Mejdanin, Servet Pëllumbin e shumë figuara të tjera të PS-së. “Gramoz Ruçi e djathta ime, e falënderoj që më ka qëndruar pranë. Falenderoj kryetarin e parë të PS Fatos Nanon, e presim. Kongresi i PS, Edi Rama: Falenderoj me duartrokitje Dritëro Agollin. Falenderime dhe mirënjohje për ata që kanë kontribuar në PS”, tha Rama.

Rama falenderoi edhe bashkë-kryetarin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Ilir Metën, ku theksoi se gabimet e së shkuarës nuk duhet të ndalin energjinë që bëri që të arrihen në Shqipëri reforma rrëjësore.

Kongresi i partise socialiste (5). Foto Agim DobiJPGRama falenderoi edhe të gjithë personalitetet ndërkombëtare që përshëndetën Kongresin e PS-së si dhe përfaqësuesit e partive shqiptare jashtë Shqipërisë.

Kryeministri Rama u shpreh se, fitorja e zgjedhjeve të tjera nga PS as nuk vihet në diskutim.

Duke u ndalur tek opozita, Rama e akuzoi atë se të vetmin mjet që po përdor për të kundërshtuar maxhorancën është balta.

“Kjo nuk është opozitë. Nuk është opozita që aq shumë i duhet këtij vendi. Nuk kanë asnjë vizion, kanë gjithë atë mllef për të ushqyer fanatizmin, nuk kanë asnjë program, as në kokë, jo më ne lëtër, por kanë gjithë kurajon e paturpësisë për të qëlluar përditë me përbaltjen bajate që është shndërruar në infeksion që synon të kapë dhe prekë zemrat e njerëzve në nevojë dhe që nuk kanë fuqi të mjaftueshme të durojnë. Kanë gjithë forcën e verbër të një të mbyturi të madh që i bën të kërkojnë të na mbysin edhe ne në llumin e tyre. Shpesh ja dalin të na tërheqin në atë llum dhe kjo për fajin tonë, që nuk qëndrojmë dot më lartë se niveli i baltës së tyre. Duhet ta marrim seriozisht të bëjmë këtë korrigjim në qëndrimin tonë dhe të merremi me njerëzit”, u shpreh ai.

KOngresi i partise socialiste (2). Foto Agim DobiJPGVeliaj: Debati është i mirë, por PS nuk është qëllim në vetvete

Fjalën e hapjes e ka mbajtur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se, “Debati është i mirë, por le të mos ngatarrojmë një gjë. Partia Socialiste nuk është qëllim në vetvete, kryetari i Partisë Socialiste nuk është qëllim në vetvete, Sekretari i Përgjithshëm nuk është qëllim në vetvete. Të gjthë këta njerëz janë mjete në duart e Partisë Socialiste dhe në duart e popullit tonë shqiptarë për të qënë kryeshërbëtorë të Shqipërisë. Miqtë e mi të mos i trajtojmë garat si një qëllim në vetvete. T’i konsiderojmë si gara idesh ku ne të kemi mjetin e fortë në duart e çdo shqiptari për ta çuar Shqipërinë në drejtimin e duhur”.

KOngresi i partise socialiste (1). Foto Agim DobiJPGBalla: PS ka ndryshuar vendin

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në fjalën e tij theksoi se, “Partia Socialiste ka ndryshuar vendin. I ka dhënë një shtet Shqipërisë. Partia Socialiste ka përmirësuar jetën e shqiptarëve, duke bërë realitet premtimet e saj”.

Në rend dite janë parashikuar 6 pika, të cilat nisur nga ecuria e debatit, nuk përjashtohet dhe të ndryshojnë. Për të drejtuar secilën nga 6 temat e rendit të ditës, përfaqësia e delegatëve do të zgjedhë 6 presidiumet që do të orientojnë debatin ose votimin sipas rastit.

KOngresi i partise socialiste (3). Foto Agim DobiJPGKryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi do të flasë për anëtarësimet e reja në parti, kreu i komisionit të garancive statutore Fatmir Xhafajt do të prezantojë statutin e ri të partisë. Por në punimet e këtij Kongres mësohet se do të flasin pothuajse të gjithë ministrat dhe deputetët.

1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste nga ku do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e Asamblesë.Kongresi

Në kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të asamblesë kombëtare dhe 9 anëtarët e komisionit të garancive statutore.

Ndryshe nga herët e tjera, çdo delegate do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij. Delegatët do të përcaktojnë dhe nëse kryesocialisti do të kalojë ose jo në referendum për mandatin e tij, brenda 30 ditëve nga kongresi.

Të drejtën e votës përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme ët partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish president.

Paraardhëse

Ja datat e plotësimit të formularit A1 dhe A1Z për maturantët

Pasardhëse

Mbesa e Adem Jasharit i rrëfehet bashkëshortes së Princit!

Pasardhëse

Mbesa e Adem Jasharit i rrëfehet bashkëshortes së Princit!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.