• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Alternativa e vetme e shqiptarëve të Maqedonisë

16 March, 2016
në Opinion
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Alternativa e vetme e shqiptarëve të Maqedonisë

Suzana Tahiri

Maqedonia ndodhet sërish para zgjedhjeve të parlamentare dhe sërish shqiptarët ndodhen përpara një dileme të madhe: të votojnë sërish BDI e Ali Ahmetit, të përkrahin PDSH e Menduh Thaçit apo të kërkojnë një alternativë tjetër.
Sa kohë që kjo alternativë mungon dhe nuk ka shumë kohë që të konstituohet një formacion i ri politik që të jetë zëdhënës i aspiratave të të gjithë shqiptarëve, votuesit e kësaj përkatësie etnike kanë të drejtë të kërkojnë nga faktori politik që të hyjnë së bashku në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, pra në emër të një formacioni apo koalicioni politik që mbledh maksimumin e votave.
Edhe për disa vjet shqiptarëve u duhet pikërisht kjo gjë që në zgjedhje parlamentare të hyjnë si një zë i vetëm (modalitetet e hyrjes në këtë mënyrë gjenden), çka domthënë më shumë deputetë në parlamentin e ri, më shumë bashkëpjesëmarrje në qeverisje, e cila përkthehen në më më shumë poste minsitrore dhe të institucioneve kushtetuese, më tepër të drejta dhe hapësira për komunitetin etnik shqiptar që jeton në viset autoktone.
Nuk ka asnjë dyshim se partia shqiptare në bashkëqeverisje e Ali Ahmetit kanë bërë më shumë se kushdo tjetër për shqiptarët, por nuk ka arritur të mirën më të mundshme për shkak të funksionimit jo si parti europiane, të grindjeve të vazhdueshme dhe të mbeturinave klanore që gjenden shpesh brenda saj.
Akoma më folklorike ka mbetur partia tjetër shqiptare e opozitës që edhe kur humb për disa zgjedhje të përgjigthshme rresht as ka ndryshim strukturash drejtuese dhe as që mund të flitet për norma demokratike.
Por ndoshta kaq dinë dhe kaq mund të bëjnë si parti që bashkëqeverias ashtu edhe ajo që i ngjitet opozitës.
Në këto rrethana votuesit shqiptarë kanë në dorë një mjet të fortë demokratik, votën e tyre që mund të mos ia japin askujt nëse nuk e shohin të bashkuar faktorin shqiptar.
Dhe në Maqedoni nuk mund të ketë raund zgjedhjesh pa pjesëmarrjen e shqiptarëve, që janë aktualisht gati gjysma e popullsisë.
Një përfaqësim sa më dinjitoz i shqiptarëve në strukturat e reja maqedonase, do të thotë edhe një përmbushje e aspiratës së këtij shteti të brishtë për të qenë anëtar i familjes europiane dhe të NATO-s.

Paraardhëse

Sot ditëlindja e Faik Konicës: Një portret i Fan Nolit për shqiptarin e madh

Pasardhëse

Shqipëria kërkon ndihmë nga Italia,Tahiri: Jo të vetëm përballë emigrantëve

Pasardhëse

Shqipëria kërkon ndihmë nga Italia,Tahiri: Jo të vetëm përballë emigrantëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.