• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kodheli: U vra shpresa për një sistem gjyqësor që jep drejtësi

15 March, 2016
në Aktualitet
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kodheli: U vra shpresa për një sistem gjyqësor që jep drejtësi

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë përfunduar pastrimin e mbi 386 mijë metra katrorë sipërfaqe të fshatrave Gërdec, Marqinet 1 dhe 2 dhe Vorës.

E gjithë kjo sipërfaqe i është dorëzuar e pastruar pushtetit vendor nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, 8 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 njerëz dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur.

Në fjalën e saj, ministrja Kodheli e konsideroi vendin e shpërthimit si “fabrika e vdekjes” dhe humbjen e jetëve njerëzore si një tragjedi përtej çdo imagjinate.
“Përmasat e tragjedisë ishin përtej çdo imagjinate njerëzore. Babëzia e një tufe njerëzish të veshur me pushtetin e kohës, vrau, grabiti dhe i shpëtoi drejtësisë. Në atë mesditë të ngrohtë të 15 marsit 2008, humbën jetën fëmijë, gra e burra të pafajshëm. Por u vra dhe shpresa për një sistem gjyqësor që jep drejtësi“, tha ministrja Kodheli.

koDuke folur për procesin e territorit të kontaminuar nga municionet dhe mbetjet e rrezikshme, ministrja Kodheli përmendi vendosmërinë e MM-së dhe FA-së në këtë proces, pa harruar mbështetjen e aleatëve e partnerëve ndërkombëtarë. “Forcat e Armatosura kanë përfunduar pastrimin e të gjithë zonës së kontaminuar nga municionet ushtarake. Ky proces është certifikuar plotësisht për të gjithë hapësirën në të cilën gjendemi. Ministria e Mbrojtjes sot po ia dorëzon këtë hapësirë të pastruar, përfaqësuesve të pushtetit vendor”, tha Kodheli.

Ministria e Mbrojtjes, e mbështetur pa rezerva nga aleatët e partnerët ndërkombëtarë, sipas saj, ka ndërmarrë një reformë të qartë konsolidimi, duke reduktuar maksimalisht depot e magazinimit të municionit, duke shkatërruar një sasi të konsiderueshme të rezervave të municionit si dhe duke pastruar hot spot-et ekzistuese me municione të paplasura.

kodhe“Në gjithë këtë përpjekje për shndërrimin e Shqipërisë në një vend sa më të sigurt, ne jemi ndihmuar maksimalisht nga një numër i konsiderueshëm shtetesh aleate e partnere dhe shumë organizata ndërkombëtare. Falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Danimarkës, Suedisë e Kosovës, që me fonde e personel kanë asistuar në projektet e pastrimit, ne sot ecim mbi një tokë më të sigurt. Falë mbështetjes së OKB-së, BE-së dhe OSBE-së ne sot kemi një Shqipëri më të sigurt”, tha Kodheli, e cila falënderoi gjithashtu ushtarakët shqiptarë për kontributin dhe profesionalizmin e treguar në këtë proces, duke i cilësuar ata si “bijtë më të denjë të vendit.”

Duke iu referuar shkakut të tragjedisë së Gërdecit ministrja Kodheli shprehu angazhimin e saj personal “për të pastruar Forcat tona të Armatosura nga gjithë hijet e korrupsionit, trafiqeve dhe keqpërdorimit.”

kodhelNë fillim të muajit shkurt të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes dhe FA mbollën 1 mijë rrënjë ullinj në Gërdec, në kuadër të pastrimit të kësaj zone nga municionet dhe në kuadër të masave që qeveria shqiptare po ndërmerr krahas moratoriumit 10 – vjeçar për ndalimin e shfrytëzimit të pyjeve.

Paraardhëse

Lista e vrasësve

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e mërkurë 16 mars 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e mërkurë 16 mars 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.