• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tahiri letër Nishanit: Merr masa ndaj gjyqtarëve që mbrojnë fajtorët

12 March, 2016
në Aktualitet
0
pagat e policëve
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i është drejtuar me një letër kreut të shtetit Bujar Nishani, për dijeni dhe ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, ku kërkon që të merren masa ndaj gjyqtarëve që japin vendime në favor të shkelësve të ligjit.

“Efektivët e policisë janë të dekurajuar nga lirimi që gjykata i bën të arrestuarve për armëmbajtje pa leje”, shkruan Tahiri, ndërsa kërkon ndërhyrjen e Presidentit ndaj vendimit të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia, i cili ka dhënë detyrim paraqitje e më tej ka urdhëruar lirimin për një të arrestuar në një pikë bastesh në lagjen “Pavarësia” në Vlorë i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në 23 shkurt të këtij viti ku Vasil Papa u arrestua bashkë me dy të tjerë, Ergys Muratin dhe Klajdi Begën. Pavarësisht se Prokuroria kërkoi masë sigurie arrest me burg, gjyqtari e ka lënë Vasil Papën të lirë.

“Shfaqet qartë se gjyqtari nuk e konsideron rrezikshmërinë e veprës penale të pasojave që mund të rrjedhin prej konsumit të kësaj vepre, si dhe nënvlerëson rrezikshmërinë e personit në dritën e fakteve të parashtruara në dosjen hetimore, duke zbutur në mënyrë flagrante masën e sigurimit ndaj tij. Lutem vlerësimin e rastit nga ana juaj për kompetencë pasi veprimi i gjyqtarit Laurent Fuçia ka indinjuar me të drejtë dhe punonjësit e policisë së Vlorës, të cilët ndjehen të dekurajuar në kryerjen e detyrës e akoma më shumë qytetarët që ndjehen të kërcënuar nga gjyqtarë që marrin vendime në favor të shkelësve të ligjit”, shkruan Tahiri në letrën drejtuar Presidentit Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të lartë të Drejtësisë.

Paraardhëse

Incident me Bashën në Klos, qytetari i thotë: “Fytyrë e poshtër”

Pasardhëse

Hapet rruga drejt Maqedonisë

Pasardhëse

Hapet rruga drejt Maqedonisë

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.