• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Mustafa: Do të zbardhim dyshimet e vrasjeve politike

6 March, 2016
në Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar një varg masash që do të merren gjatë këtij viti në aspektin e zhvillimit ekonomik, por gjithashtu edhe inicimin e zbardhjes së të gjitha rasteve të të pagjeturve; zbardhjen e dyshimeve të vrasjeve politike, përmes sistemit vendor të drejtësisë; kompensimin e dëmeve të luftës, përfshirë edhe kompensimin e pensioneve të grabitura nga Serbia, para dhe gjatë luftës dhe reformën zgjedhore.

Ai ka shkruar në rrjetin social facebook se reforma zgjedhore do të krijonte një ambient më të mirë për zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe zgjedhjet nacionale të vitit 2018.

“Vitin e kaluar kemi kryer disa reforma të nevojshme ekonomike dhe institucionale të cilat krijojnë një ambient më të përshtatshëm për zhvillim ekonomik dhe për funksionim të shtetit ligjor. Reforma fiskale po tregohet e suksesshme në nxitjen e bizneseve. Kurse me ndryshimet dhe plotësimet ligjore, janë pavarësuar krejtësisht Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Është aplikuar Ligji mbi faljen e borxheve, është aprovuar Ligji për fondin mbi garantimin e kredive për biznese, është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Prokurimin Publik, kurse në procedurë të Kuvendit është edhe aprovim i Ligjit për Investime Strategjike”, shkruan Mustafa

Në fushën sociale, vijon ai, përmes zbatimit të përvojës së punës, pagat mesatarisht janë ngritur mbi 6%, janë rritë ndihmat sociale për 25% dhe po ashtu janë rritë pensionet e kontributdhënësve së paku për 20%.

Shefi i qeverisë kosovare vë në dukje se si rezultat të agreguar kemi një normë të rritjes ekonomike më të madhe në rajon dhe, po ashtu, rreth 18 mijë persona të punësuar në vitin 2015, duke përfshirë edhe ata në bujqësi.

“Këtë vit pritet të fillojmë projektet më të rëndësishme të pasluftës. Ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, e cila ka vlerën prej mbi një miliardë euro. Përfundimin e marrëveshjes për kompleksin turistik në Brezovicë me një vlerë të investimit prej mbi 400 milion euro, shumë projekte të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, fillimin e zbatimit të MSA, që nënkupton mundësi më të mëdha të tërheqjes së investimeve të huaja në Kosovë dhe prezencë më të madhe të produkteve “Ma de in Kosova” në tregun e BE-së. Zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike, i cili mundëson marrëveshje të drejtpërdrejta me investitorë të jashtëm. Do të aprovojmë Ligjin dhe Strategjinë për Trepçën”, thekson Mustafa.

Këtë vit, po ashtu, shton ai, do të punojmë edhe në pesë çështje të rëndësisë së madhe për vendin.

“Do të iniciojmë: – Kompensimin e dëmeve të luftës, përfshirë edhe kompensimin e pensioneve të grabitura nga Serbia para dhe gjatë luftës; – Zbardhjen e të gjitha rasteve të të pagjeturve;  Zbardhjen e dyshimeve të vrasjeve politike, përmes sistemit vendor të drejtësisë;  Reformën zgjedhore, e cila do të krijonte një ambient më të mirë për zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe zgjedhjet nacionale të vitit 2018”, kanë disa prej prioriteteve për qeverinë kosovare.

Mustafa përfundon se realizimi i këtyre objektivave është në interes të vendit, të qytetarëve dhe të të gjitha subjekteve politike.

Paraardhëse

Basha: Murqini, fshati i braktisur nga qeveria

Pasardhëse

Edita Tahiri, “Simbol i qëndresës” në Durrës

Pasardhëse

Edita Tahiri, “Simbol i qëndresës” në Durrës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.