• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

Maqedoni, shqiptarët në protesta kundër kryqit në Shkup

27 February, 2016
në Rajon
0
protesta kundër kryqit në Shkup
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Maqedoni, shqiptarët në protesta kundër kryqit në Shkup

Shqiptarët në Maqedoni sot kanë dalur të protestojnë kundër ortodoksizmit të sforcuar në Maqedoni, nën presionin e policisë maqedonase.

Qytetarët shqiptarë në Shkup u shprehën se falsifikimi i historisë me simbole të krijuara artificialisht është kundër çdo vlere europjane  dhe kjo nuk e ndihmon fare krijimin e një shteti multietnik.

Aksioni u rikuperua edhe nga partia politike në pushtet BDI, e cila çuditërisht është tërë këto vite në koalicion pikërisht me partinë e cila që nga fillimi i mandatit, ka intesifikuar sllavizimin e rrejshëm të Shkupit.

“Dikush mendon se me arrogancë dhe me kokëfortësi mund të bëjë çfarë të bëjë me shtetin dhe në veçanti me vendbanimet shqiptare. Ne jemi sot këtu për të thënë se me vendbanimet shqiptare nuk mund të bëjë kush të dojë çfarë të dojë. Kryqe, luana, këlshedra, arusha, dreqër, çfarë të duan, bujrum le të ndërtojnë në atë anë të urës ku e kanë bërë kopshtin zoologjik, por në këtë anë të urës do të ndërtohen objekte kulti, simbole, shenja vetëm të cilat reflektojnë kontekstin dhe kuptimin e bashkëjetesës”, tha Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

Mehmeti iu drejtua policëve me porosi politike edhe në gjuhën maqedonase.

“Nuk do të lejojmë që objekte të kultit, objekte të përkatësisë fetare, përkatësisë sonë më intime të kthehen në objekte të përplasjeve politike”, deklaroi Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.

Protestuesve iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Çairit. Sipas tij Maqedonisë nuk i nevojiten incidente të reja.

“Kryqet i takojnë kishave, minaret tek xhamitë, as njëra e as tjetra nuk e kanë vendin në rrugë. Këta i dëgjova që kryqi i takon edhe shqiptarëve ortodoks, por pasi janë mërzitur aq për vëllezërit tanë ortodoks shqiptarë, ata kanë nevojë të bëjnë një kishë ortodokse shqiptare dhe unë i apelojë Komunës së Butelit që të ndajë një lokacion për kishë ortodokse shqiptare”, theksoi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

kryqi

Protesta i parapriu vendosjes së gurthemelit për vendosjen e kryqit, në Butel, komunë shumë-etnike dhe shumë-fetare. Nisma për vendosjen u intensifikua pas vendosjes së Shqiponjës në lagjen e Tophanës në Shkup.

Valmir Kuçi

Paraardhëse

Azilkërkuesi shqiptar kërcënon holandezët : Nëse më ulni fondin…

Pasardhëse

Futbollisti shqiptar kalon në gjendje kome nga përplasja kokë me kokë

Pasardhëse
Përplasje kokë me kokë

Futbollisti shqiptar kalon në gjendje kome nga përplasja kokë me kokë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.