• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

LIVE / Ja çfarë po ndodh në Prishtinë

26 February, 2016
në Kosovë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Opozita hodhi sërish sot gaz lotsjellës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku pritej të fillonin procedurat e votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Në këto kushte kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u detyrua të ndërpresë për 10 minuta seancën. Gazi lotsjellës dyshohet se u hodh nga deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu dhe deputeti i Vetëvendosjes Faton Topalli.

Deputetët e opozitës po vijojnë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit.

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, në një prononcim për mediat në ambientet e jashtme të salles se Kuvendit konfrimoi edhe njeherë se mbajtja e zgjedhjeve të reja do të mundësonte tejkalimin e krizës që ka përfshirë vendin.

” Mbi 70 për qind e popullsisë është kundër zgjedhjes së Thaçit president”, tha Limaj.

Seanca e sotme, e nisur rreth orës 12:00, po vijonte normalisht punimet ku opozita në diskutimet e saj kundërshtonte kadnidaturat për president, veçanërisht atë Hashim Thaçit.

Ndërsa u mbyllën diskutimet dhe pritej hapja e procedures se votimit befas në sallë u hodh gaz lotsjelles nga deputetet e opozitës, forma e zakonshme qe po përdoret nga opozita kohët e fundit ne Kuvend.

Më herët në diskutimet e tyre kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, duke shprehur kundërshtimin për zgjedhjen e presidentit theksoi në fjalën e tij se “sot ndodhemi në një situatë krize të thellë politike, të shkaktuar nga qeveria. Sot Kuvendi është para sfidës ta nxjerrë vendin nga kriza duke e çuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, me mosvotimin e presidentit” .

Në emër të grupit parlamentar Nisma, deputeti Zafir Berisha, ftoi deputetë të dëgjojnë thirrjet e protestuesve rreth këtij Kuvendi. Ndërsa Lista Serbe dhe grupi parlamentar Gjashtë Plus nuk e morën fjalën në seancë.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi duke folur në emër të grupit parlamentar theksoi se “ndërmorëm çdo hap për ndaljen e së keqes, por ju injoruat peticionin e 200 mijë qytetarëve ”

“Po falet toka dhe burimet e Kosovës”, tha deputeja e AAK-së, Kadaj Bujupi duke shtuar se e keni mbajtur peng 16 vite këtë vend. Ajo kërkoi nga qeveria tërheqjen e marrëveshjeve të dëmshme për vendin.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke marrë fjalën në Kuvend në emër të grupit parlamentar tha se marrëveshjen për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë e kemi dhuratë nga kandidati për president Hashim Thaçi.

Sipas tij, prej Thaçit kemi dhuratë edhe demarkacionin me Malin e Zi. “8 mijë hektarë i janë falur Malit të Zi”, theksoi Ymeri.

Në nisje të seancës së sotme dy kandidatët për postin e presidentit  Hashim Thaçi dhe deputeti i PDK-së, Rafet Rama u prezantuan nga përfaqësuesit e grupit  Parlamentar të PDK-së . Më pas kryetari i Kuvendit Veseli ndërpreu seancën për t’i lënë kohë Komisionit për verifikimin e mandateve për dy kandidatët për President.

Pas rinisjes së seancës përfaqësuesja e komisionit të verifikimit të mandateve Selvije Halimi tha se “dy kandidatët Thaçi dhe Rama i plotësojnë kushtet e parashikuara në kushetutë për t’u zgjedhur president”.

Ajo kërkoi që seanca të vijojë me procedurat per votimin e kandidatëve.

Në seancë janë të pranishëm 104 deputetë.

Sipas kushtetutës, neni 86 zgjedhja e Presidentit bëhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë dhe kandidati duhet të marrë 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Pika pesë 86 parashikon se nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr shumicën e cilësuar në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë mes dy kandidatëve, që kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë.Kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës.

Ndërsa në pikën 6 të nenit 86 parashikohet se nëse në votimin e tretë, asnjë prej kandidatëve nuk zgjidhet President, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Seancën po e ndjekin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Kosovë.

Ndërkohë protesta e opozitës vijon jashtë ambienteve të Kuvendit, duke kërkuar pengimin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Kandidati Hashim Thaçi është kandiduar për president sipas marrëveshjes së koalicionit të dy partive më të mëdha kosovare, PDK dhe LDK. Në 8 dhe 9 dhjetor 2014, koalicioni PDK-LDK i dhanë fund situatës së “ngrirë”, që mundësoi konstituimin e Kuvendit e krijimin e qeverisë gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit, e që si rezultat i saj lideri i LDK-së, Isa Mustafa, u bë kryeministër.

Paraardhëse

Seanca për votimin e Presidentit, e gjithë Prishtina nën masa të rrepta

Pasardhëse

Me shumë mund, Hashim Thaçi zgjidhet president i Kosovës

Pasardhëse
Thaçi president

Me shumë mund, Hashim Thaçi zgjidhet president i Kosovës

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

Nga lajme6
27 September, 2026
0

🇦🇹⚽🇽🇰 AUSTRI – KOSOVË Një përballje interesante po afron! Austria dhe Kosova do të matin forcat në një ndeshje ku...

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026

LAJMI I FUNDIT: Një tërmet i fuqishem tronditi vendin

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.