• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Gafat e gjyqtarëve, FSHF përgatit masa të ashpra

25 February, 2016
në Sport
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kontestimi i gjyqtarëve në futbollin shqiptarë është kthyer në një sport më vete, mjaft të pëlqyer nga drejtuesit e skuadrave, sportdashësit dhe tifozët më të zellshëm të superligës apo dhe ligave inferiore. Rasti më i fundit, ai i Korçës, në përballjen e javës së 22-të të superligës mes Skënderbeut dhe Tiranës.

Ndeshje e përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të kampionëve të vendit pati shumë kontestime ndaj gjyqtarit Andi Koçi. Ashtu siç pati kontestime edhe në ndeshjen Partizani-Kukësi, të fituar nga të kuqtë me rezultatin 1-0 në “Qemal Stafa” e gjykuar nga Bardhyl Pashaji. Në rastin e Korçës, Gjyqtari Koçi u kontestua tej mase nga drejtuesit e Tiranës, që martën i kërkuan Federatës Shqiptare të Futbollit të përjashtoi gjyqtarin në fjalë, pasi rasti në fjalë nuk ishte i pari. Tirana kërkoi edhe përjashtimin e përkohshëm të gjyqtarit Enea Jorgji, një emër të cilët bardheblutë e kanë lakuar gjithnjë negativisht lidhur me arbitrimet e tij.

Skuadra më e titulluar në vend në deklaratën e saj kërkoi gjyqtarë të huaj për të drejtuar sfidat e rëndësishme, siç është rasti asaj ndaj Korçës, ku Tiranës iu mohuan (kështu pretendojnë bardheblutë), një 11-të metërsh, teksa u penalizuan me një të tillë, të pa qenë pak minuta përpara këtij episodi. Tek ndeshja Partizani-Kukësi ( e luajtur paralelisht me ndeshjen në juglindje të vendit), ishin verilindorët ata që protestuan, pasi sipas tyre iu kontestuan jo 1, apo 2, por tre 11-të metërsh. Imazhet e ofruara nga televizioni nuk i përgënjeshtrojnë totalisht qëndrimet e klubit të Kukësit apo Tiranës, duke i dhënë hapësirë të dyja klubeve të gjejnë të drejtën e tyre në apelimet e bëra. Këto kërkesa, nuk janë të parat të mbërritura në sekretarin e FSHF-së. Pak ditë më parë ishte Teuta që ankohej me gjyqtarin, pasi sipas saj bilbili takimit mes Teutës dhe Kukësit për Kupën e Shqipërisë (javën e shkuar) nuk ishte korrekt në vendimet e tij.

partizani---kuksi-(4)Edhe tekniku Tërbunit ka denoncuar një rast të paprecedent në ndeshjen e të dielës ku pukjanët u mundën nga Teuta në “Niko Dovana”. Goli i dytë i bluve bregdetarë u shënua dy minuta pasi kishte përfunduar koha e rregullt dhe shtesa e akorduar nga gjyqtari i katërt, por kjo nuk ndaloi drejtuesin e garës të vijonte lojën, të akordonte një goditje dënimi për vendasit, nga e cila do të vinte goli i fitores për bregdetarët nga Dita.Tekniku i Tërbunit i pyetur në media për shqetësimet tij karshi gjyqtarit të katërt është shprehur se ky i fundit i është përgjigjur se ndeshja do të mbyllet kur të shënoi Teuta. Në rast se provohen këto akuza atëherë do të ishte një skandali vërtet. Ankesa ka pasur edhe dy javë më parë në ndeshjen e zhvilluar për kampionat në Tiranë, mes Partizanit dhe Flamurtarit.

Asnjë prej skuadrave nuk mbeti e kënaqur, pasi kishin pretendimet e tyre. Këto raste dhe shumë të tjera në arkivat e FSHF-së, shumë prej të cilave lidhen edhe me kategoritë inferiore, ku ndeshje të caktuara përfundojnë dh enë dhunë fizike, kanë bërë që Presidenti i FSHF, Armando Duka të mbajë një qëndrim mjaft të ashpër karshi gjyqtarëve. Ai zhvilloi gjatë ditë së mërkurë një mbledhje të jashtëzakonshme me gjyqtarët, delegatët dhe vëzhguesit e ndeshjeve. “Vendimet tuaja, janë shumë përcaktuese dhe marrin një rëndësi të veçantë. Ato më shumë se zakonisht, gjatë kësaj periudhe, krijojnë trazime emocionale tek klubet, të cilat pasqyrohen gjerësisht edhe në media. Prandaj, ju duhet të jeni sa më të përqendruar dhe të kujdesshëm, për të dhënë më të mirën tuaj dhe për t’i bërë veprimet tuaja sa më pak të kontestueshme”, theksoi Duka gjatë fjalës së tij.

tirona - partizani superliga (17). Foto Agim DobiJPG“Ne, nuk do të tolerojmë asnjë gabim dhe kërkojmë nga ju, që të merrni përgjegjësitë, për të qenë sa më të saktë dhe profesionalë në fushën e lojës. Është detyrë e të gjitha hallkave, gjyqtarëve, delegatëve dhe vëzhguesve dhe e komisioneve, që gjithçka të shkojë sa më mirë dhe deri në fund të edicionit të minimizohen kontestimet. Për këtë duhet shumë punë dhe bashkëpunim nga të gjitha hallkat. Unë kërkoj nga ju një analizë profesionale dhe të plotë deri në detaje, në lidhje me gabimet e deritanishme dhe reflektim sa më të shpejtë dhe efikas”, përfundoi fjalën e tij Duka.

Duka u tërhoqi vëmendjen gjyqtarëve të jenë shumë më të kujdesshëm në vendimet që marrin, në mënyrë që të mos e vënë në diskutim integritetin e garës. Mësohet se FSHF është duke përgatitur një paketë të rregullash, ku parashikohen dënime ekzemplare për gjyqtarët. Burime nga FSHF bëjnë me dije se është gati një paketë me dënimet afatgjata për arbitrat problematikë. Flitet se nuk do të ketë masa minimale, me pezullim dyjavor, por mund të shkojmë më shumë se kaq, me 6 muaj.Ndikimi i madh që ka pasur opinioni sportiv, por edhe zhurma e madhe e trumbetuar në media, kanë bërë që zyrat e larta të federatës të japin dënime me “dorë të hekurt”. Koçi dhe Pashaj flitet se do të dënohen për 6 muaj pezullim.

Paraardhëse

Bylykbashi: Të largohen nga funksionet publike të inkriminuarit

Pasardhëse

Kurbin, vritet me armë zjarri një 20-vjeçar

Pasardhëse

Kurbin, vritet me armë zjarri një 20-vjeçar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.