• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Veliaj: Një hapësirë për fëmijët, do të mbjellim 3 mijë pemë

15 February, 2016
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fëmijët e Tiranës do të kenë një ambient argëtues më shumë në Parkun e Liqenit e Artificial. Gjatë inspektimit të punimeve për krijimin e një parku lojërash në zonën e liqenit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se nga ky projekt përfitojnë 200 mijë fëmijët e kryeqytetit dhe se parku nuk preket, madje do të mbillen 3 mijë pemë të tjera.

“Më vjen shumë mirë që sot fillojmë punimet e këndit të lojërave për fëmijë në parkun e Liqenit. Është një ndër 10 ndërhyrjet që e bën liqenin më të vizitueshëm dhe më të jetueshëm për qytetin. Ky është një projekt për 200 mijë fëmijët e Tiranës, jo për 20 këshilltarët e partisë që e kishte Tiranën për 4 vjet dhe nuk e bëri dot. Në qoftë se qyteti i Tiranës i përket vetëm të rriturve, vetëm atyre që bërtasin, atyre që votojnë, atëherë jemi qytet jo demokratik. Ky qytet është edhe i fëmijëve, ndaj për të gjithë ata që bërtasin, unë u them: Ne i adoptuam 31 çerdhe, pse s’adoptuat një çerdhe, për të na treguar se ju bëhet vonë për fëmijët? Ne tashmë i kemi mbjellë 2000 pemë tek liqeni, pse nuk mbollën ata një pemë, për të na treguar se e duan qytetin me vepra dhe jo me fjalë?!”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se pemët e sëmura në park, që kanë një kënd më të ulët se 45 gradë e që mund të rrezikojnë qytetarët, po ndiqet një procedurë sipas së cilës inspektorët e pyjeve vlerësojnë nëse ajo pemë mund të qëndrojë. “Ato pemë priten me kujdes, kur janë të rrezikshme dhe të tilla ka nëpër të gjitha rrugët e Tiranës, ku ne kujdesemi që të krasiten apo të mos kemi dëmtime të kësaj natyre. Do të zhvendosim tre pemë dhe do të mbjellim 3000 pemë. Siç keni parë, edhe në hapësirën që u lirua tek ana tjetër e liqenit, ne patëm një mbjellje të pemëve në atë zonë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se projekti është hartuar nga arkitekt të njohur anglez. “Dua t’ju kujtoj se arkitektët e masterplanit, përfshirë edhe këtë projekt është grupi Bolles & Willson, i njëjti grup i cili zbukuroi dhe bëri pedonalen e Korçës, pazarin e vjetër të saj dhe sigurisht që edhe aty nuk mungoi histeria, por e pamë që kur mbaroi projekti ishte një vlerë e shtuar. Sot është shtuar turizmi në Korçë, jetohet më mirë në këtë qytet falë punë së këtyre arkitektëve që e bënë atë, pedonalen e saj, pazarin e vjetër më të jetueshëm”, tha Veliaj.

Duke sqaruar projektin që sapo ka nisur, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se do të ketë lojëra për kategori të ndryshme grupmoshash. “Disa do të targetojnë fëmijët e vegjël, (1-3 vjeç) ku do të kemi sheshe ku ata luajnë me rërë të imët dhe sigurisht nuk dëmtohen, nën kujdesin e prindërve; do të kemi disa hapësira për ata që janë fëmijë pak më të rritur, ku mund të kacavirren për një minim – alpinizëm, ku mund të luajnë ping-pong, ku mund të mësojnë basketbollin sipas gjatësisë. Sigurisht, edhe për vogëlushët do të kemi disa lojëra që janë më të përshtatshme, një mini – tren që shëtit nëpër park dhe u tregon atyre më shumë nga natyra”, sqaroi kryebashkiaku.

Interesimit të medieve se nëse ka një një përgjigje për kritikët e këtij projekti, Veliaj iu përgjigj: “Sigurisht, ne kemi një opozitë që edhe pse këtu ka ditë që ka nisur puna e zbulon për Shën Valentin që po punohet te liqeni, sepse hyjnë tek kategoria e njerëzve që liqenin e shijojnë vetëm për Shën Valentin. Ne duhet t’u themi këtyre të SHQUP, që ne vijmë përditë tek liqeni dhe kjo është një pjesë e Tiranës, 364 ditë të vitit. Vajmedet të mos kishte Shën Valentin të dilte opozita nga liqeni, se nuk do e kishin kuptuar kurrë që këtu po ndodh një mrekulli për familjet dhe fëmijët e këtij qyteti. Përgjigja ime për ta është që më mirë ta kem mirë me 200 mijë fëmijët e qytetit, se sa me 20 të lodhur që e kishin në dorë dhe mund ta kishin bërë Tiranën kur e kishin mandatin për 4 vjet”.

Ndërsa i pyetur se ka një kategori qytetarësh që thonë se nuk është konsultuar me ta ky plan, Veliaj sqaroi se: “Në fakt, unë kam qenë bashkë me zv.kryeministrin kur kemi prezantuar planin, ka qenë në transmetim live, kemi qenë aty me qytetarët. Ju kujtoj që përkoi me të njëjtën ditë ku sërish personazhet e SHQUP zbuluan që një pjesë e liqenit ishte uzurpuar dhe vetëm atë ditë zbuluan që kjo ishte liruar. Unë nuk jam këtu të merrem me njerëz që Tiranën e duan ad-hoc. Unë jam këtu të rri me njerëz dhe të punoj për njerëz që Tiranën e duan çdo ditë dhe liqenin e shijojnë çdo ditë e që nuk politizojnë çdo vepër të mirë, si një mënyrë për të hedhur baltë dhe krijuar histeri publike. Unë në Tiranë dua të bëj histori, ata në Tiranë bënë histeri dhe këto janë dy fjalë por edhe dy botëkuptime shumë të ndryshme”.

Puna për këndin e lojërave ka nisur më 10 shkurt dhe do të zgjasë 6 muaj. Ky projekt kushton 78 milionë lekë.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e martë 16 shkurt 2016

Pasardhëse

Balla: Zgjedhja e delegatëve përmes një procesi demokratik

Pasardhëse

Balla: Zgjedhja e delegatëve përmes një procesi demokratik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.