• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Shumë keq për Kosovën dhe Shqipërinë!

10 February, 2016
në Sport
0
Tifozet Kuq e Zi, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit.	/r/n/r/nAlbanian fans, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

Tifozet Kuq e Zi, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nAlbanian fans, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partizani i Tiranës dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) i kanë paditur në FIFA Dritën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), të cilat gabimisht nuk e kishin lëshuar një lojtar të shkojë drejt klubit shqiptar. Amatorizmi në Kosovë dhe ngutja e çuditshme e Shqipërisë u shndërruan në një shenjë të keqe për të ardhmen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mes futbollit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Partizani i Tiranës dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e kanë paditur në FIFA Dritën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Shkak është bërë Ylber Ramadani, i cili ka arritur marrëveshje me Partizanin, por Drita dhe FFK-ja nuk e kanë lëshuar futbollistin, me arsyetimin se ka kontratë profesionale me klubin gjilanas, shkruan sot gazeta Zëri.

Por, pastaj ka dalë që Ramadani nuk ka kontratë profesionale me Dritën, me ç’rast Partizani dhe FSHF-ja kanë paditur Dritën dhe FFK-në. Këtë e ka bërë të ditur për njërin televizion sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, i cili ka thënë se pala kosovare tani do të kërkojë nga tiranasit ta tërheqin padinë.

Zëri shkruan se kjo vaki i ka çuditur analistët, të cilët fajin ua ndajnë dy palëve: kosovarëve për amatorizëm, kurse palën nga Shqipëria e fajësojnë për nguti dhe pamaturi. “Po çuditem nga ky veprim i FSHF-së, që ka shkuar aq larg, pra deri në FIFA. Ky është rezultat i amatorizmit tonë. Nuk ka më marrëveshje gojore e në besë, por me letra bëhen marrëveshjet klub-lojtar, pra me kontratë. E ki kontratën, e ndal lojtarin. S’e ki kontratën, s’ki çka ankohesh kur ta merr klubi tjetër”, thotë për “Zërin” Arsim Pelpolli.

“Po çuditem me këtë veprim të Partizanit e të FSHF-së. Ato nuk është dashur që për një lojtar çështjen ta çojnë aq larg deri te FIFA. Ne u kemi dhënë lojtarë në Kombëtare, në klube po ashtu, ka pasur raste kur edhe lojtarët me kontrata ua kemi dhënë pa dëmshpërblim. Njerëzit e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë njihemi shumë mirë dhe kemi mundur ta zgjidhim çështjen vetë, e jo me FIFA-n”, thekson Plepolli, i cili potencon se ky veprim i FSHF-së mund të kuptohet edhe si dëmtues i imazhit të Kosovës në FIFA, ku vendi ynë po mundohet të inkuadrohet.

Në anën tjetër, ish-sekretari i FFK-së, Blerim Vula, thotë se në këso raste të dyja federatat duhet të jenë më të kujdesshme në ruajtjen e raporteve të mira. “Raportet dhe bashkëpunimi i mirë në mes dy federatave ekziston. Unë kam qenë vetë sekretar i FFK-së dhe e njoh bashkëpunimin dhe raportin mes dy federatave. Mirëpo, ne në Kosovë jemi më tolerantë, edhe pse në fakt nuk duhet të jemi kaq shumë tolerantë, sepse dy vëllezër kur ndahen, nuk janë tolerantë por mundohen të ndahen sa më drejt”, thotë Vula për “Zërin”.

Kështu që, FSHF-ja unë konsideroj se është nxituar nga klubi i saj, Partizani. Federatat janë për t’i mbrojtur klubet e tyre, por konsideroj se FSHF-ja nuk guxon të bjerë pre e nxitimit të një klubi apo një lojtari për ta rrezikuar një raport dhe bashkëpunim të mirë çfarë e ka me Kosovën”, theksoi ai.

Si do t’i zgjidhin çështjet tjera Kosova dhe Shqipëria?!

Siç dihet, Kosova dhe Shqipëria i kanë të pazgjidhura disa çështje, për shkak se FFK-ja ende nuk është anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s. Për shembull, për Shqipërinë luajnë shumë futbollistë kosovarë, të cilët mund t’i kthehen Kosovës, pasi kjo e fundit të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA. Po ashtu, FSHF-ja vazhdon t’i marrë të gjithë ata lojtarë që i pëlqejnë e që kanë prejardhje nga Kosova, ani pse FFK-ja është në procesin e ndërtimit të përfaqësueses së saj. FSHF-ja gjithnjë organizon edhe kampe në Kosovë, pa e pyetur askënd, në kërkim të talentëve. Edhe klubet e Shqipërisë vazhdimisht ua marrin lojtarët më të mirë klubeve kosovare, të cilat shpesh edhe i nevrikosin. Urojmë që në të ardhmen zgjidhja e gjërave të tilla të mos kërkohet në FIFA. /Zëri

Paraardhëse

“Shqipëria lakuriq”, ja çfarë shkruante Dritëro Agolli në ’97

Pasardhëse

Tokio shpall sanksione të reja kundër Koresë së Veriut

Pasardhëse

Tokio shpall sanksione të reja kundër Koresë së Veriut

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.