• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Blushi: Ja 10 shkeljet e statutit dhe të ligjit

8 February, 2016
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti rebel Ben Blushi, i cili ngulmon se në PS duhet të këtë zgjedhje për postin e kryetarit, aksionin e tij politik e ka zhvendosur nga deklaratat në një rrafsh tjetër. Të bindë kolegët e tij me argumente, se ka të drejtë.

Kështu bëri në mbledhjen e grupit, ku i parashtroi familjes së tij politike një dokument 10-faqësh, të quajtur “Shkeljet e Statutit të Partisë Socialiste, Ligjit për partitë politike dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Në dokumentin “Blushi”, që Top Channel disponon, që në krye të herës Blushi thotë se, ai është i vendosur të mbrojë me çdo kusht dhe me çdo çmim, normat dhe vendimet e marra bashkërisht.

“Jam i bindur se, shkeljet e gati një të tretës së neneve të Statutit të PS-së nuk kanë ndodhur për shkaqe të përligjura dhe të justifikuara, por vetëm për shkaqe personale”.

Renditjen e shkeljeve, Blushi e nis me nenin 3 të Statutit, ku parashikohet drejtimi i Partisë, në çdo pjesë të strukturës së saj, në mënyrë kolegjiale.

Por thelbi i denoncimit të tij mbetet konkurrenca e munguar në zgjedhjen e udhëheqësisë së partisë.

“Është shkelur parimi i konkurrencës së lirë dhe të hapur, pasi që prej vitit 2009, në Partinë Socialiste nuk ka zgjedhje për kryetarin. Asambleja Kombëtare dhe Kryesia nuk zgjidhen që prej vitit 2011, çfarë vë në diskutim legjitimitetin e këtyre organeve të parashikuara në Statutin e PS-së. Në Kongresin e pritshëm të datës 19 Mars nuk po pranohen kandidaturat konkurruese, me justifikimin se ky vendim do t’i lihet në diskrecion vet Kongresit, i cili sipas Statutit nuk ka të drejtë të vendosë nëse do ketë zgjedhje apo jo. Kongresi ka të drejtë të administrojë kandidaturat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve, sipas parimit ‘një anëtar, një votë’”.

Por Blushi shkon më tej se Statuti i partisë. Ai thotë se është shkelur Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

“Është shkelur parimi i barazisë së anëtarëve të një organizate politike, sanksionuar në Kushtetutë, pasi aktualisht të gjithë kryetarët e organizatave, kryetarët e PS-së së bashkive dhe delegatët po rizgjidhen me përjashtim të kryetarit të PS-së. Pra vet Kushtetuta, nëpërmjet kësaj dispozite e ka ngritur në nivel kushtetues detyrimin, që kanë partitë politike për t’u organizuar në përputhje me parimet demokratike. Që prej shatorit të 2013-s, datë kur duhej të mbahej Kongresi Zgjedhor i Partise Socialiste, organizimi i brendshëm i PS-së, jo vetëm që bie në kundërshtim me një sërë nenesh të Statutit të PS-së, por ka cënuar edhe parimin e zgjedhjes së brendshme demokratike për forumet e partisë, si dhe të drejtën e çdo anëtari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur”.

Nuk kanë mbetur jashtë debateve të Partisë Socialiste edhe përfaqësuesit e së majtës europiane.

“Ka rregulla të ndryshme në familjen tonë të majtë. Ne në Gjermani kemi të tjera rregulla. Partia Socialiste e Shqipërisë ka zgjedhur ka zgjedhur atë të laburistëve britanikë. Ajo që mund të them është se ka rregulla të ndryshme dhe, vendimi për këtë çështje varet tërësisht nga Kongresi i PS-së”, është shprehur eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Ben Blushi duket se nuk ka ndërmend ta lërë të ikë pa zhurmë, debati që hapi vet dy javë më parë. Madje, me këtë dokument, ku ai përmend për herë të parë shkeljen e Kushtetutës, duket sikur paralajmëron se shpejt, debati brenda Partisë Socialiste do të jetë pjesë e sallës së gjykatës më të lartë në vend.

Paraardhëse

Reforma në drejtësi, BE do të dërgojë mision monitorues

Pasardhëse

Indi, leopardi sulmon shkollën

Pasardhëse

Indi, leopardi sulmon shkollën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.