• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

“Guerrilsat” e Partizanit kërcënojnë policinë

8 February, 2016
në Sport
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tifozët e Partizanit kanë reaguar pas dhunës së përsëritur nga policia, në drejtim të tyre.

Ata janë dhunuar në ndeshjen e së shtunës ndaj Flamurtarit, ndërsa ky është rasti i disatë që kjo gjë ndodh me tifozët e kuq.

Dhe, duket se ata e kanë humbur durimin.

“Ultras Guerrils”, grupimi më i madh i tifozëve të kuq, paralajmërojnë se do të kundërpërgjigjen ndaj policisë.

“Eshtë bërë pak a shumë e zakonshme që forcat e rendit të arrestojnë pa motiv tifozë në shkallët e stadiumit. Në të shumtën e rasteve janë policët provokatorët kryesorë, me komunikimin e tyre arrogant dhe në jo pak raste edhe me sharje e ofendime karshi tifozëve.

Mjafton vetëm një reagim normal e dinjitoz, mospranimi i asaj gjuhe dhe atij lloj imponimi terrori nga kushdo qoftë prej tifozëve, për të nisur sulmin frontal me shkopinj gome e me pranga gati. E gjitha kjo në momente ku nuk cënohet në asnjë mënyrë siguria apo mbarëvajtja e ndeshjes. “Guerrils”-at, kudo të pranishëm, në mbështetje të Partizanit.

Të gjitha këto ndodhin shpesh në festime goli, si në rastin e së shtunës, në momente entuziazmi dhe euforie tifozërie, duke ngjallur kështu akoma më shumë pakënaqësi nga ato gjeste të shëmtuara, nga lloj-lloj hajvani me uniformë, çka na bën të mendojmë se në shumë raste janë provokime të qëllimshme që u bëhen tifozëve.

Në të njëjtën kohë, këta policë hajvanë nuk kanë një protokoll apo një rregullore të tyren sesi duhet të sillen në stadium. Çfarë nuk duhet të lejojnë dhe çfarë është krejtesisht e lejueshme. Duhet të dinë se shkallët e stadiumit janë të gjitha të tifozërisë dhe në asnjë moment nuk mund të imponojnë strukjen e tifozëve në sektorë ku ua pjell mendja e tyre.

Tifozët e Partizanit denoncojnë sërish sjelljen jokorrekte të policëve ndaj tyreNë jo pak raste ngrihen shkopinjtë e gomës, shfaqet dhuna policore, represioni i tyre nëpërmjet trajtimeve çnjerëzore, por nëpër televizione të vetmit personazhë të sulmuar janë “ultrasit”. Në fazën e parë dhamë një mesazh shumë të qartë dhe domethënës me gjestin tonë të largimit nga stadium, në mes të një ndeshjeje.

Me anë të atij gjesti treguam se nuk pranojmë kurrsesi akte dhune në stadiume, nuk pranojmë të trajtohemi si kriminelë, apo si qytetarë të dorës së dytë. Nëse ajo nuk ka bërë efekt dhe nuk ka ndërgjegjësuar askënd, atëherë nëse vazhdohet kështu do të jetë shumë e afërt dita kur tifozët do të ndërmarrin hapa të tjerë dhe të përshkallëzuar, duke organizuar protesta anti-polici (kafshërore) në stadium dhe jo vetëm. Do të ndjekim rrugët ligjore ndaj çdo gangsteri, që nëpërmjet autoritetit dhe uniformës abuzon duke ushtruar terror, sharë, ofenduar e dhunuar kë t’i vijë për mbarë! “All Cops Are Bastards” nuk është një slogan “trendy”, që e përdorim për marketing tifozërik, por është realiteti i pashtrembëruar dhe i përjetuar çdo javë në stadiume e çdo ditë në rrugë…”, thuhet në reagimin e tyre.

Paraardhëse

Publiku i kritikoi ashpër…

Pasardhëse

Pranimi në universitete, ja si do të funksionojë këtë vit

Pasardhëse

Pranimi në universitete, ja si do të funksionojë këtë vit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.