• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

FRD: Lista të hapura, sistem proporcional me korrektim kombëtar

8 February, 2016
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazmend Oketa, Sekretar i Përgjithshëm, i Frymës së Re Demokratike, në kuadër të debateve për reformën zgjedhore i bashkohet qëndrimit të partive të vogla, të cilat kërkojnë lista të hapura të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, krijimin e një sistemi proporcional me korrektim kombëtar, si dhe komisionerë të pavarur nga politika.

Sipas FRD-së, kodi zgjedhor duhet të garantojë barazinë e votës së çdo qytetari, pavarësisht qarkut ku ai voton dhe kjo bëhet përmes një korrektimi të formulës aktuale të sistemit proporcional rajonal, e cila nuk garanton parimin kushtetues të barazisë së votës me një formulë me korrektim kombëtar, thotë Oketa në një intervistë publikuar të hënën në gazetën “Shqip”.

FRD-ja kërkon që administrimi i procesit zgjedhor të mos jetë partiak, por thjesht teknik. “Çlirimi i procesit zgjedhor nga militantët partiakë, do ta bënte edhe procesin e votimit, por edhe rezultatin të besueshëm e të pranueshëm nga të gjitha palët”, thotë sekretari Oketa.

Sipas tij, listat e hapura do t’u jepnin mundësi qytetarëve t’i zgjidhnin vetë përfaqësuesit e tyre dhe jo thjesht të bëhen ‘noterë’ të listave të mbyllura partiake.
Sa i takon koalicioneve, zyrtari i FRD-së, thotë se nëse do të ketë një vendimmarrje për t’u bashkuar në një formacion politik, atëherë aleancat e ardhshme do të ngrihet mbi bazën e parimeve dhe jo të një analize matematikore.

Ai mohon të ketë dijeni për një ftesë bashkëpunimi mes kësaj force politike dhe koalicionit të djathtë opozitar të kryesuar nga Partia Demokratike, por shton se FRD do të ndjekë si zhvillimet politike, ashtu edhe qëndrimin e çdo force në raport me Kodin Zgjedhor.

“Kriteret e FRD-së për aleanca kanë të bëjnë me parime dhe jo kalkulime matematikore. Kur të vijë momenti, me të njëjtën transparencë dhe me të njëjtën korrektesë si në rastin e zgjedhjeve lokale të vitit 2015, FRD-ja do të marrë vendimet e saj”, shprehet ai.

Lidhur me reformën në drejtësi dhe ngritjen e një sistemi të vërtetë drejtësie në vend, Oketa gjykon se mungon besimi reciprok mes palëve, i cili më shumë tremb një pjesë të drejtuesve të opozitës sesa vetë mazhorancën.

Oketa, ish-ministër i Mbrojtjes, i sugjeron mazhorancës qeverisëse që të bëjë të gjitha përpjekjet për të dialoguar me opozitën, për t’i krijuar asaj të gjitha garancitë që kjo reformë nuk do të keqpërdoret dhe do të krijojë një model tjetër të marrëdhënieve mazhorancë-opozitë.

Paraardhëse

MB apel qytetarëve: Tërhiqni pasaportat ose do të asgjësohen

Pasardhëse

Ish-ministri francez, i dyshuar për evazion fiskal

Pasardhëse

Ish-ministri francez, i dyshuar për evazion fiskal

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.