• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kuriozitete

Sekretet që kanë tronditur botën kur janë bërë publike

2 February, 2016
në Kuriozitete
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Publikimi i sekreteve të tilla, përveçqë shkakton bujë të madhe në publikun e gjerë, na bën të mendojmë se sa shumë gjëra ndodhin, pa e kuptuar askush

Kalorësit e Tempullit dhe Vatikani

Në tetor të vitit 2007, Vatikani kishte publikuar dokumente sekrete në lidhje me gjykimin e Kalorësve të Tempullit, përfshirë këtu edhe pergamenën që tregonte që Papa Klementi i Pestë kishte shfajësuar urdhrin mesjetar të shfajësimit të herezisë. Mirëpo, Vatikani i kishte ndryshuar dokumentet pas vitit 1307, kur Mbreti Filipi i Katërt i Francës kishte arrestuar dhe torturuar liderët e Tempullit, nën akuzat për herezi dhe amoralitet. Sipas ueb-faqes së arkivit të Vatikanit, pergamena tregon që ai fillimisht i kishte falur për herezi, ndonëse i kishte ndëshkuar për amoralitet, mirëpo pas presionit të mbretit e kishte ndryshuar vendimin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Churchill-i dhe planet për ekzekutimin e Hitler-it

Sir Winston Churchill, kryeministër i Britanisë së Madhe në kohë lufte, kishte planifikuar ekzekutimin e Adolf Hitler-it në karrige elektrike, në rast se ky i fundit do të binte i gjallë në duart e Aleatëve. Dokumentet e publikuara tregojnë që Churchill-i i kishte kundërshtuar planet e Aleatëve dhe kërkonte ekzekutim të menjëhershëm të figurave kryesore të nazistëve, përfshirë këtu edhe Hitler-in, të cilin e konsideronte ‘nxitës të së keqes’ dhe ‘gangster’ dhe kishte ndjerë kënaqësi kur e kishte parë liderin indian për pavarësim, Mahatma Gandhi, teksa vuante nga uria, gjatë grevës së vitit 1943.

Masakra në Vietnam

Masakra e Maj-Lajt-it kishte shënuar vrasjen e 504 qytetarëve të paarmatosur të Republikës së Vietnamit. Shumica prej tyre kishin qenë civilë, me shumicën prej tyre gra e fëmijë. Masakra ishte kryer nga Forcat e Ushtrisë së SHBA-së më 16 mars të vitit 1968. Para se të vriteshin disa nga viktimat ishin dhunuar dhe torturuar.

Gjashtë muaj më vonë, Tom Glen, një ushtar 21-vjeçar i ushtrisë amerikane i kishte shkruar gjeneralit Creighton Abrams si dhe komandantit të përgjithshëm të forcave amerikane në Vietnam, ku akuzonte Divizionin Amerikan për brutalitet kundër civilëve vietnamezë. Letra ishte detajuar dhe kishte qenë në përputhje me ankesat e ushtarëve të tjerë,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Operacioni ‘Northwoods’

Sipas dokumenteve që për një kohë të gjatë ishin mbajtur të fshehta, Krerët e Shtabit kishin hartuar dhe miratuar planet për atë që konsiderohet të jetë njëri prej planeve më të korruptuara, që janë krijuar ndonjëherë nga qeveria e SHBA-së – një sulm i rremë terrorist ndaj qytetarëve. I koduar nën emrin operacioni ‘Northwoods’, ky operacion kishte përfshirë vrasjen e njerëzve të pafajshëm në rrugë, në mënyrë që anijet që bartnin refugjatë kubanë të mund të fundoseshin në det të hapur.

Paraardhëse

Investigimi i “Fiks Fare”, pulat e skaduara nga Greqia në tryezat tona

Pasardhëse

Mimoza Hafizi kundër Ramës: Mbështes platformën e Ben Blushit në Kongres

Pasardhëse
Mimoza Hafizi

Mimoza Hafizi kundër Ramës: Mbështes platformën e Ben Blushit në Kongres

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.