• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Debati i plotë pa media, përplasja Ruçi-Blushi në grupin e PS-së

2 February, 2016
në Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Debati i plotë pa media, përplasja Ruçi-Blushi në grupin e PS-së

Ben Blushi dhe Gramoz Ruçi debatuan dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist për mandatin e kryetarit të PS-së, ndërsa Edi Rama nuk ka ndërhyrë.

Mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist nuk u ka shpëtuar debateve, të cilat ditët e fundit ishin bërë vetëm në media me argumente dhe kundërargumente për zhvillimin e zgjedhjeve në PS për kreun e partisë.

Edhe pse Blushi i është drejtuar kreut të PS­së, i cili ishte prezent në mbledhjen e djeshme, duke i kërkuar hapjen e garës në kongres, ku kandidatët të prezantojnë platformat e tyre, ai e ka marrë përgjigjen nga Gramoz Ruçi dhe askush tjetër nga deputetët dhe ministrat nuk është përfshirë në debatin mes tyre.

Që në fillim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Blushi e ka cilësuar mungesën e zgjedhjeve për kreun e PS­së si një mungesë të demokracisë së brendshme në parti.

“Si ka mundësi që në partinë tonë zhvillohen zgjedhjet në të gjitha nivelet organizative, që nga kryetari i organizatës e deri tek asambleja dhe kryesia qendrore e nuk zgjidhet kryetari? Përse nuk bëhet kjo zgjedhje? Të na i thotë kryetari troç, nuk dua të bëhen zgjedhjet dhe arsyet pse”, mësohet të ketë thënë Blushi në mbledhjen e grupit.

Si drejtues i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi i ka kujtuar deputetit socialist se kreu i PS­së është konfirmuar dy herë me fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre vendore në 2015­n dhe kongresi do të jetë vetëm një konfirmim i mandatit të tij. Ruçi i është referuar modelit laburist se kur partia fiton zgjedhjet, automatikisht konfirmohet edhe mandati i kryetarit.

“Do të jetë kongresi i partisë i 19 marsit që do të bëjë konfirmimin e mandatit të kryetarit dhe nuk do të ketë nevojë për proces zgjedhor për kryetarin”, mësohet të jetë përgjigjur Ruçi. Por kjo përgjigje e kreut të grupit nuk e ka kënaqur Ben Blushin, i cili, edhe pse i ka kujtuar se debatin nuk e ka me Ruçin, nuk ka marrë asnjë reagim nga Edi Rama që ndiqte në heshtje diskutimin.

“Ne kemi një statut që e kemi ndryshuar dhe miratuar me vullnetin tonë të plotë, por nuk mund të pranoj që ky statut të zbatohet sipas nivelit të humorit të kryetarit. Statuti është Kushtetuta e partisë dhe ai zbatohet pa interpretime”, mësohet të jetë përgjigjur Blushi. Ruçi i është përgjigjur pretendimit të Blushit për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare për të vendosur për datën e re të kongresit, duke e cilësuar atë të panevojshme. Por kur diskutimi po merrte trajta teknike rreth dokumenteve të Partisë Socialiste, Ruçi i ka kujtuar Ben Blushit që të mos harrojë të plotësojë formularin e ri të anëtarit të partisë si domosdoshmëri për të plotësuar databazën e regjistrit elektronik.

Për Ben Blushin, zbatimi i statutit lidhet edhe me besueshmërinë e qytetarit te Partia Socialiste, në një moment kur kjo parti është në mes të fushatës për të shtuar numrin e anëtarësisë./Panorama

DEBATI NË GRUPIN E PS-­SË

debatiii

Paraardhëse

Si donte ta vriste Enver Hoxha Kristo Frashërin

Pasardhëse

Ja çfarë shkruante gazeta e Partisë së Punës për Argita Berishën

Pasardhëse
gazeta e Partisë së Punës për Argita Berishën

Ja çfarë shkruante gazeta e Partisë së Punës për Argita Berishën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.