• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet Shkëlzen Berisha

1 February, 2016
në Aktualitet
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia ka arrestuar kreun e Hipotekës së Shkodrës, Shkëlzen Berisha.

Ai akuzohet se ka konsumuar elementët e veprës penale  ”Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Kallëzimi i rremë”.

Berisha, bashkë me dy zyrtarë të Hipotekës Shkodër, akuzohen se  kanë  regjistruar një pasuri në pronësi të shtetit, me sipërfaqe 8000 m2 në Theth, në emër të një personi që nuk ka aplikuar për regjistrimin e asaj prone.

Dosja e prokurorise

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet bazuar në një kallëzim të vetë regjistruesit, i cili ka deklaruar se ka konstatuar një shkelje ligjore nga ana e topografit Spartak Haxhija dhe juristi Taulant Bejko në regjistrimin e kësaj prone.

Nga hetimet rezultoi se për regjistrimin e kësaj prone në mënyrë të kundërligjshme ka qenë në dijeni edhe vetë regjistruesi i Shkodrës. Në praktikën e sekuestruar në Hipotekën e qytetit, rezulton se prona 8000 m2 i është njohur shtetasit GJ.L nga zona e Thethit. Ndërkohë, në hetim rezultoi se shtetasi GJ.L. nuk ka bërë asnjë aplikim për njohjen e asaj prone në emër të tij. Po ashtu, rezultoi që praktika duket si e aplikuar nga një tjetër shtetas me të njëjtat gjeneralitete, GJ.L., por që jeton në një fshat tjetër.

Nga veprimet proceduriale të deritanishme, Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se regjistruesi Shkëlzen Berisha, në bashkëpunim me topografin dhe juristin e Hipotekës, kanë regjistruar pronën shtet 8000 m2 në fshatin Theth në emër të një shtetasi, i cili as nuk kishte aplikuar dhe as nuk ka pretendime për atë sipërfaqe.

Pak ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, për këtë çështje është ndaluar topografi Spartak Haxhija, për të cilën Gjykata e Apelit ka vendosur masën ”detyrim paraqitje”. Po ashtu, ndaj juristit Taulant Bejko është në fuqi masa e sigurisë ”arrest në burg”.

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, ditën e Hënë (dt.01.02.2016) është ndaluar nga forcat e Policisë së Shtetit edhe kreu i Hipotekës së Shkodrës, Shkëlzen Berisha. Ndaj tij, prokuroria ka krijuar dyshimet se ka ”shpërdoruar detyrën”, si edhe ka bërë ”kallëzim të rremë”, pasi e ka njoftuar faktin e paligjshmërisë sapo ka krijuar dyshimet e tij se mund të mbante përgjegjësi penale për regjistrimin e paligjshëm të pronës në Theth.

Paraardhëse

Ja si u skanua makina e Emiljano Shullazit në portin e Durrësit

Pasardhëse

Facebook do t’ju ndihmojë të shkoni në festat e miqve

Pasardhëse

Facebook do t’ju ndihmojë të shkoni në festat e miqve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.