• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Llalla, vlerësime për njësinë Antikorrupsion

28 January, 2016
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria e Korçës ka zhvilluar ditën e enjten analizën për vitin 2015. Gjatë analizës ishte i pranishëm dhe Kryeprokurori Adriatik Llalla, që shprehu vlerësimet e tij për punën e kryer nga seksioni antikorrupsion tek ky organ i akuzës në qytetin juglindor.

Kryeprokurori Llalla u shpreh se prokuroria ka një rol të rëndësishëm në koordinimin e raporteve ndërmjet agjencive të tjera ligjzbatuese. “Dua të shpreh vlerësimet pozitive për punën e njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Korçës. Në bazë të statistikave të përpunuara në Prokurorinë e Përgjithshme, rezulton që kjo njësi ka ndër rezultatet më të mira të çështjeve të dërguara në gjykim, krahasuar me numrin e rasteve të trajtuara”, tha ai.

Sipas Llallës, duhet të shtohen hetimet proaktive. “E kam përmendur edhe në analizat e tjera dhe këtu po e them me forcë, prokurorët duhet të shtojnë numrin e hetimeve proaktive dhe hetimeve kryesisht. Vetëm në këtë mënyrë do të bindim edhe institucionet e tjera të forcojnë aktivitetin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit”, tha Llalla.
“Në Prokurorinë e Korçës dhe të Pogradecit konstatohet një numër i lartë mosfillimesh dhe pezullimesh. Këto raste kanë shtuar ndjeshëm ngarkesën e punës në Prokurori. Për të menaxhuar si duhet ngarkesën e punës, si dhe për të mos trajtuar rastet që dukshëm nuk përmbajnë elementë të veprës penale, ju nxis që të zhvilloni analiza periodike me institucionet e tjera ligjzbatuese. Vetëm në këtë mënyrë, duke diskutuar paraprakisht çdo aspekt të rasteve, prokuroria do të ketë më shumë mundësi të ulë ngarkesën e tepërt dhe të rrisë efektivitetin”, vijoi ai.

Sipas Llallës, Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kërkojë me forcë nga prokurorët këtu, por edhe në të gjithë Shqipërinë, për të shtuar ritmin e punës hetimore. “Ne jemi në dijeni të problematikës me Policinë Shkencore dhe kemi diskutuar me strukturat përkatëse për të përmirësuar punën e atij sektori. Po ashtu, besoj se kemi plotësuar nevojat me burime njerëzore në Prokurorinë e Korçës dhe të Pogradecit. Pra, ne jemi në dijeni të nevojave tuaja dhe kemi marrë masat për plotësimin e tyre. Në vijim do të kërkohen rezultate më të larta nga ana juaj”, tha Llalla.

Paraardhëse

Vrasjet me pagesë, Julian Sinanaj mohon disa atentate

Pasardhëse

Mjekra si emancipim burrnor

Pasardhëse

Mjekra si emancipim burrnor

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.