• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Vangjel Dule takon Bashën në selinë blu

26 January, 2016
në Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vangjel Dule prej kohësh është i pakënaqur me kryeministrin Edi Rama, me të cilin zyrtarisht është ende në koalicion qeverisës. Lulzim Basha prej dy vitesh është në kërkim të aleatëve të rinj politikë dhe mesa duket, ka ardhur koha që Vangjel Dule dhe Lulzim Basha të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit partiak mes tyre.

Mes dy politikanëve ndodhi një takim i pazakontë dhe vendi i zgjedhur ishte shumë publik, selia  e Partisë Demokratike.

Takimi mes Bashës dhe Dules zgjati 30 minuta dhe siç bën me çdo të ftuar special, Lulzim Basha e përcolli vetë deri poshtë kryetarin e PBDNJ-së, por komentet ishin të pakta, pothuajse po aq korteziale sa e përshkroi Vangjel Dule takimin me Lulzim Bashën.

“Kafe kortezie”, tha ai duke lënë pa përgjigjie pyetjen nëse tashmë kishte kaluar në opozitë raporton Tch.

Është shumë herët të parashikohet nëse një kafe kortezie do të nxjerrë në opozitë PBDNJ-në e Vangjel Dules, por mund të thuhet me siguri se vota e tij nuk mund të llogaritet apriori tek votat e koalicionit qeveritar.

Nga ana tjetër, një koalicion PD-PBDNJ mund të dështojë ende pa lindur. Lulzim basha, i cili po rioganizon partinë e vet dhe koalicionin opozitar, ka deklaruar më herët se është i gatshëm të lidhë marrëveshje me çdo parti që është në opozitë me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Një prej tyre është edhe ajo e Kreshnik Spahiut, me të cilin Lulzim Basha ka patur një drekë pune disa ditë më parë.

Aleanca Kuqezi lindi si një Parti Nacionaliste, goditjet më të mëdha të së cilës kanë qenë kundër Vangjel Dules. Madje koalicioni mes Ramës dhe Dules në 2013-n ishte arsyeja zyrtare që Kreshnik Spahiu artikuloi për t’u larguar nga aleanca e atëhershme opozitare me Edi Ramën.

Por, duke e patur në vëmendje historikun e ndërlikuar të atyre që sot nuk janë në koalicion me Ramën, Lulzim Bashan, po përpiqet të forcojë partinë e vet.

Tani për tani, ajo ku do të fokusohet forca më e madhe e opozitës, janë protestat, jo vetëm në Tiranë, por në çdo qytet të Shqipërisë. Ky vendim u mor në takimin e Bashës me kryetarët e degëve në rrethe dhe ata të Tiranës. Synimi është jo vetëm të mos lihet e qetë qeveria, por protestat në qytete për çdo problem lokal, shihen nga Partia Demokratike si forma më efikase e reagimit publik kundër çdo veprimi që opozita do ta cilësojë si të padrejtë dhe korruptiv.

Pjesë e aksionit opozitar do të jetë edhe vetë kryetari i Partisë Demokratike, i cili do të rinisë këto ditë takimet në bazë me qytetarët për t’i njohur ata edhe me shtyllat kryesore të programit të Partisë Demokratike.

Paraardhëse

Veliaj: Bashkëjetesa fetare, paja që Shqipëria i lë Europës

Pasardhëse

Blushi: Do të garoj përballë Edi Ramës, ja cila është platforma ime

Pasardhëse
Deputeti i PS Ben Blushi dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te PS, ku Rama ka deklaruar se fale puneve te mira te kesaj qeverie, shpresat per rilindjen jo vetem nuk jane fikur por jane forcuar edhe me tej.

Blushi: Do të garoj përballë Edi Ramës, ja cila është platforma ime

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

Nga lajme2
11 September, 2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të...

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.