• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Fevziu: Meta u tall me Ramën e Bashën, pasi i ka në dorë

26 January, 2016
në Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Blendi Fevziu ka komentuar tryezën e sotme për reformën në drejtësi.

Sipas tij, Ilir Meta ironizoi dhe u tall me Ramën dhe Bashën në këtë tryezë, pasi i ka në dorë ata.

“Foli i fundit, por jo për këtë arsye, Ilir Meta ishte më i shpenguari, më ironiku e pse jo edhe më befasuesi. Kishte një qetësi olimpike dhe një shpoti që shkonte shpesh deri në tallje. Në tryezën për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e lira, pikërisht aty ku Meta për hir të gjithë problemeve që LSI ka prodhuar në zgjedhje duhej të ishte më kokëuluri, ishte më i sigurti. Me një siguri që po e manifeston së fundmi kudo në opinionin publik dhe që ja përforcon qëndrimi  aleatit të tij, por edhe opozitës. Kishte shpesh pamjen e asaj femrës së bukur, që rri indiferente ndërsa sheh se si dy djem përpiqen ta impresionojnë secili më shumë. Dhe ata të dy ishin Kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, që tashmë, ta pamundur për të gjetur një konsensus me njëri – tjetrin duket se janë dorëzuar tek Meta. Duke shpresuar tek vendimi tij dhe tek qëndrimi që ai do të mbajë në favor të njërit apo tjetrit. Dhe ai i shkel syrin herë njërit dhe herë tjetrit.

Me përjashtim të një ndjese shumë të vonuar, por të vlefshme për zgjedhjet e 2001, që i dha një të drejtë pretendimit 15 vjeçare të Berishës dhe mediave, Meta duket si i thumboi të dy politikanët në krah të tij.

Ramës i kujtoi me stil se reforma duhet të jetë konsensuale, dhe se ideja e një kodi “me prim”, që mund të linte jashtë pushtetit LSI ka vdekur.

E ironozoi për biznesmenët e Parlamentit, duke thënë se vetë tashmë e tutje do t’i linte jashtë dhe nuk harroi të shtonte një pretendim që e kanë shumë veta në PS, atë të deputetëve “bejlerë” që kthehen në sundues të zonave të tyre. Batutë që duhet t’i ketë djegur Kryeministrit.

Bashën e sfidoi publikisht, duke i kujtuar se RD nuk paraqitej në gjyqin e nisur nga Luan Rama për akuzën e blerjes së votave, kur në Shqipëri s’ka mbetur media pa e përfolur LSI për këtë. Dhe po kaq shpotitës shijoi faktin që Basha nuk lëshoi asnjë deklaratë kundër tij për këtë çështje siç kish bërë gjatë gjithë fushatës elektorale. Madje Meta e ilustroi betejën për votën e lirë me spotin e LSI për të mos shitur votën, padyshim, spotin më ironik që ka prodhuar politika shqiptare këto vitet e fundit.

Të dy bashkë, Ramën dhe Bashën i talli, kur ju kujtoi se: “ata që i humbasin zgjedhjet ankohen se jua kanë vjedhur”, duke i kujtuar njërit historinë e zgjedhjeve të 2009 dhe tjetrit atë të 2015. La të kuptohet se LSI nuk ankohet dhe se ajo është më e sigurtë se të dyja bashkë që do jetë gjithnjë pjesë e pushtetit.

Meta ka të drejtë të tallet dhe të bëjë ironi. Ai e hodhi pas shpine rrezikun e një kodi zgjedhor me prim që e penalizonte fort LSI. Ai e di që të dyja palët janë sot të gatshëm të flirtojnë me të. Ai e di që me kartën e një partie që mbetet gjithnjë në pushtet dhe në mungesën e një frymëzimi të fortë për ndryshim, LSI mund të mbledhë fare mirë votën pragmatiste. Që për fat të keq në këtë vend po vjen duke u shtuar. Ai po synon të rritet, duke qenë i bindur se të dyja palët e shohin atë më pak të rrezikshëm se sa konkurentin. Ndaj është vendosur në një pozicion komod duke i sjellë vërdallë të gjithë bashkë. E ka bërë shumë herë këtë në karrierën e tij, duke joshur e mikluar figura e grupime të rëndësishme politike e duke i lënë më pas në mes të rrugës. Që nga viti i largët 1996. Dhe ka arritur të jetë më triumfuesi nga të gjithë. Ka një talent të rrallë për t’ju imponuar të tjerëve dhe mbi të gjitha, një talent brilant për të manovruar në rrugët më të rrezikshme duke shfrytëzuar bindjen e të tjerëve që ai është “rreziku më i vogël”. Po e bën sërish, me gjasë, me një synim të qartë, postin e Presidentit. Dhe në këto rrethana ai duket i vetmi që mund të marrë cfarëdo gjëje që do, pa asnjë pengesë. Por atij më mirë se kujtdo mund t’i shkonte sot ajo batuta e filmit “Lamerica”: Nëse nuk bëhem President, s’ka gjë, mund të pranoj edhe Kryeministër. Njeriu nuk mund t’i ketë të gjitha në jetë…”, shkruan ai tek faqja e vet Opinion.

Paraardhëse

Publikohen pamjet e para të iPhone 5se

Pasardhëse

Veliaj: Bashkëjetesa fetare, paja që Shqipëria i lë Europës

Pasardhëse

Veliaj: Bashkëjetesa fetare, paja që Shqipëria i lë Europës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Përplasje në Parlament, Berisha bllokon foltoren, mbyllet seanca

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvend ka nisur me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas...

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

11 September, 2025

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.