• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reforma, Llalla: Pse jam kundër draftit për Prokurorinë dhe Krimet e Rënda

26 January, 2016
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Zagrebi ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shefi i organit të akuzës, Adriatik Llalla, deklaroi në një intervistë telefonike për Top Channel, se drafti i reformës në drejtësi nuk ka lidhje me modelin kroat.

“Gjatë vizitës në Kroaci ne po njihemi me mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Prokurorisë kroate. Gjatë diskutimeve për reformën në drejtësi, hartuesit dhe mbështetësit e draftit aktual e kanë prezantuar variantin aktual si kopje të modelit të suksesshëm kroat. Por, ne këtu konstatojmë se modeli i draftuar në Tiranë nuk është aspak i ngjashëm me atë që funksionon realisht në Kroaci”, tha kryeprokoruri Llalla.

Duke ju referuar sërish modelit kroat, Llalla ka argumentuar dhe pse ka rezerva lidhur me përbërjen dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë.

“Për këtë strukturë, Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur mendimet se duhet të jetë e pavarur dhe duhet të përbëhet nga një shumicë e zgjeruar prokurorësh. Sipas draftit kushtetues, Këshilli i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prej të cilëve prokurorë dhe pesë të tjerë jashtë Prokurorisë dhe drejtues i Këshillit, sipas draftit, do të jetë një anëtar jo prokuror. Fakti që kemi rezerva për draftin nuk do të thotë se jemi kundër reformës në drejtësi, përkundrazi Prokuroria e Përgjithshme është e bindur se duhet realizuar reformën në drejtësi duke pasur si synim kryesor forcimin e pavarësisë së institucioneve. Sa më shumë anëtarë jo prokurorë të jenë në Këshillin e Prokurorisë aq më vulnerabël bëhet kjo strukturë në përmbushjen e detyrës së saj”, vijoi Llalla.

Një tjetër rezervë e paraqitur prej tij është dhe ajo për shkrirjen e Prokurorisë dhe Gjykatës për Krime të Rënda, ku edhe në këtë rast ka marrë shembull modelin e USKOK-ut në Kroaci.

“Në Shqipëri mjafton që Prokuroria për Krime të Rënda t’i atashohet një forcë policore ashtu siç ajo publikisht mund të quhet Byroja Kombëtare e Hetimit dhe besoj se suksesi do të jetë i prekshëm”, tha Lalla.

I pyetur nëse edhe në Shqipëri do të ketë arrestime si ato në Kroaci, Prokurori i Përgjithshëm u përgjigj.

“Duhet të kemi parasysh që janë dy faktorë për të luftuar korrupsionin, vullneti i përgjithshëm dhe mekanizmat e duhur. Në Shqipëri ka një vullnet të shprehur nga të gjithë palët për të luftuar korrupsionin, ajo që duhet në vlerësimin e Prokurorisë për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit janë mekanizmat e duhur. Duhet të jetë e qartë se për çdo rast që do të gjenden fakte dhe prova të plota asnjë nuk do t’i shmanget përgjegjësisë ligjore. Duhet të ndalem në këtë pikë për të sqaruar publikisht se Prokuroria nuk mund të flas paraprakisht nëse do të ketë ose jo arrestime”, u shpreh kryeprokurori.

Po ashtu, Adriatik Llalla ka dhënë dhe opinionin e tij mbi një nga pikat e debatuara mes palëve, atë të ndërprerjes së mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

“Çështja e ndërprerjes së mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm mendoj se nuk është çështja më e rëndësishme e reformës në drejtësi, të asaj që diskutohet. Reforma duhet të parashikojë se si të lehtësojë aksesin e publikut në sistemin e drejtësisë, ky është qëllimi i reformës, të tjerët janë aksesorë që nuk shoh të arsyeshme të komentoj”, përfundoi Lalla.

Paraardhëse

Filmi kosovar “Shok” shfaqet në Kryeministri

Pasardhëse

Lufta e klaneve në PS: Prapaskenat e sherreve në selinë rozë

Pasardhëse

Lufta e klaneve në PS: Prapaskenat e sherreve në selinë rozë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.