• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Marrëveshja e Fondit të Ballkanit Perëndimor sot në Kuvend

25 January, 2016
në Ekonomi
0
Marrëveshja e Fondit të Ballkanit Perëndimor
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Marrëveshja e Fondit të Ballkanit Perëndimor sot në Kuvend

Ratifikimi i marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor(FBP) shqyrtohet të hënën në komisionet e përhershme të Kuvendit, ndërsa ratifikimi i saj pritet të miratohet të enjten në seancë plenare.

Marrëveshja synon financimin e projekteve të vogla dhe të mesme në fusha si arsimi, kultura, mjedisi, bashkëpunimi ndërkufitar, etj, përmes krijimit të këtij Fondi, një strukturë e përbashkët që synon nxitjen e procesit të integrimit europian, mbështetur në modelin e Grupit të Vishegradit. Palë nënshkruese të kësaj marrëveshje janë Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Serbia.

Vendet pjesëmarrëse në FBP kanë rënë dakord që selia e Fondit të jetë në Tiranë dhe drejtori i parë ekzekutiv, i cili qarkullon me rotacion 3-vjeçar, të jetë shqiptar.

Përpjekjet e mëdha të diplomacisë shqiptare u kurorëzuan me sukses duke arritur të sjellin për herë të parë në Shqipëri selinë e një nisme rajonale. Në një plan më të gjerë marrëveshja synon afrimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, duke stabilizuar më tej hapësirën e Evropës Juglindore. Ajo do të nxisë dialogun politik ndërmjet palëve, si dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, nëpërmjet takimeve në nivel politik dhe teknik në fusha me interes të përbashkët.

Gjithashtu,nisma do të kontribuojë në integrimin evropian të Republikës së Shqipërisë dhe do të afirmojë vlerat evropiane të saj në bashkëpunimin rajonal.

Qëllimi i Fondit është përmirësimi i marrëdhënieve dhe thellimi i bashkëpunimit me vendet fqinje në fusha të ndryshme, duke ndihmuar në ruajtjen dhe konsolidimin e paqes e të stabilitetit demokratik, me pikësynim final ankorimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE.

Marrëveshja do të miratohet nga vendet pjesëmarrëse në përputhje me legjislacionin e tyre të brendshëm dhe do të hyjë në fuqi ditën kur instrumenti i fundit i ratifikimit do të depozitohet në Republikën e Shqipërisë. Një vend pjesëmarrës mund të tërhiqet nga marrëveshja në çdo kohë, por duke njoftuar vendet e tjera pjesëmarrëse gjashtë muaj përpara

Paraardhëse

Turqi – Mogherini: BE-ja thirrje për një armëpushim të menjëhershëm me PKK-në

Pasardhëse

SHPK publikon 3111 vende të lira pune

Pasardhëse
SHPK publikon 3111 vende të lira pune

SHPK publikon 3111 vende të lira pune

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.