• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kardiologjia e Beratit, 5.9 milionë lekë investime

24 January, 2016
në Aktualitet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj vizituan spitalin rajonal të Beratit, ku janë investuar rreth 5,9 milionë lekë në kabinetin e kardiologjisë.

Falë këtij investimi, në këtë spital janë instaluar aparaturat më të reja si ECHO 3D, ato për matjen e ngarkesës së zemrës, holter tensioni arterial dhe holter zemre.

Mjeku kardiolog Julian Ranxha e cilësoi një shërbim të domosdoshëm, por deri dje të munguar. “Është një risi për Beratin, sepse plotëson diagnozën e të sëmurëve kardiakë dhe ata nisen për në Tiranë, thjesht për ndërhyrje,” tha Ranxha.

Mjeku i vjetër, kardiologu Pavllo Bojaxhi shprehet entuziast që ia arriti të punojë me aparatura të kohës. “Pajisjet e kohës që i realizojnë të gjitha në kohë reale. Janë aparatet më të reja, që zgjidhin problemin e kinetikës dhe informacioneve anatomike të zemrës. Tani, ata që e kanë të domosdoshme lëvizin drejt Tiranës, sepse jo të gjithë kanë nevojë për të shkuar atje. Kjo minimizon mbingarkesat që krijohen në qendër,” u shpreh Bojaxhi.

Këto investime fuqizojnë rolin e spitaleve rajonale. Qëllimi ynë, theksoi ministri Beqaj, është që diagnostifikimi i sëmundjeve të bëhet sa më pranë qytetarëve.

“Çdo javë, rreth 10 të sëmurë nga Berati detyrohen të shkojnë në Tiranë, ose ta bëjnë privatisht vizitën, duke paguar lekë në dorë, vetëm për provën ushtrimore. Këtë vit, 500 vetë do ta marrin shërbimin në spitalin e Beratit, duke shmangur kohën që harxhojnë dhe shpenzimet, por do të na lehtësojnë edhe në Tiranë, sepse do të ketë shumë më pak ngarkesë. Si ky kabinet ka sot në 11 spitalet rajonale të Shqipërisë dhe në tre poliklinika të Tiranës”, tha Beqaj.

Praktikisht, vijoi ai, kur filluam para 2 vjet e gjysmë nuk kishte fare, ndërsa sot sëmundjet kardiake që kanë barrën më të madhe të sëmundshmërisë dhe që janë në fokusin e angazhimeve tona janë në vëmendje edhe me diagnostikë sa më pranë qytetarëve.

Objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është mbulimi me shërbim kardiovaskular në të gjithë vendit. Vetëm në dy vjet, 11 spitale rajonale në vend dhe tre poliklinika në Tiranë janë pajisur me kabinetet e kardiologjisë, një shërbim i munguar prej shumë kohësh për një nga sëmundjet me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë.

Më i fundit është kabineti në repartin e kardiologjisë në spitalin e Beratit, ku 500 pacientë nuk do t’i drejtohen më Qendrës Spitalore në Tiranë, por do ta marrin shërbimin në këtë spital. Kjo, për dhjetëra të sëmurëve kardiakë në javë, që ishin të detyruar ta kryenin diagnostikimin në Tiranë apo në shërbimin jopublik me pagesë, i jep fund vajte-ardhjeve, mundimit dhe rritjes së kostos së shërbimit për ta dhe familjet e tyre.

Paraardhëse

Dyshimet e Prokurorisë për Beqajn, nga tenderat te biletat e avionit

Pasardhëse

Anëtarët e koalicionit anti-ISIS aspak produktivë

Pasardhëse

Anëtarët e koalicionit anti-ISIS aspak produktivë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.