• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Gjermania, ndër donatorët më të rëndësishëm për Kosovën

20 January, 2016
në Kosovë
0
Gjermania
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, priti sot në takim Sekretarin Shtetëror Parlamentar të Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans – Joachim Fuchtel.

Me këtë rast, ministri Hoti falënderoi Fuchtel për vizitën dhe njëherit u shpreh mirënjohës ndaj Republikës Federale të Gjermanisë për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin, si një ndër donatorët më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Ministri Avdullah Hoti e njoftoi Sekretarin Shtetëror Parlamentar të Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik të Gjermanisë Hans – Joachim Fuchtel për Marrëveshjen Kornizë ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë Federale të Republikës së Gjermanisë, ku negociatat mes të dy ekipeve kanë përfunduar në muajin shtator 2015 dhe drafti është përcjell në BMZ për konfirmim final, para se të fillojmë me ndjekjen e procedurave për autorizim për nënshkrim të saj.

????????????????????????????????????

“Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret nënshkrimin e kësaj marrëveshje me shpresën se nuk do të ketë nevojë që të nënshkruhen Marrëveshjet për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitin respektiv, pasi që procedurat të cilat duhet të ndiqen për to janë duke shkaktuar shumë vonesa në implementimin e projekteve. Gjithashtu në takimin e fundit konsultativ në mes të dy qeverive në vitin 2015, jemi pajtuar që konsulta të mbahen në baza dy vjeçare duke filluar nga viti 2017”, ka shtuar ministri Hoti.

Ai tha se, duke pasur parasysh se furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijes paraqet ende problem për qytetarët e Kosovës, financimi i projekteve që do të kontribuonin në përmirësimin e kësaj gjendje është shumë i mirëseardhur.
“Zgjidhja e këtij problemi paraqet gjithashtu një ndër kushtet që duhet të plotësohen për anëtarësim në BE. Qeveria e Gjermanisë e ka mbështetur qeverinë e Kosovës vazhdimisht në këtë sektor përmes investimeve në komponentë të ndryshëm, ku vlen të theksohet kontributi i qeverisë gjermane për Kosovën në projektin e interkoneksionit me Shqipërinë, mbështetja në Termokos, ujë të pijshëm dhe shumë projekte të tjera”, tha ministri kosovar, Hoti.

Ndërsa, sa i përket situatës ekonomike në vend, ministri Hoti theksoi se rritja ekonomike në Republikën e Kosovës është mbi mesataren e rajonit, në vitin 2015 rritja ekonomike ishte rreth 3.8%, kurse në periudhën afat mesme 2016-2018 presim një rritje 4.4%.

“Qeveria e Kosovës për vitin 2016 do të jetë e fokusuar në luftën kundër ekonomisë jo formale e cila po pengon zhvillimin ekonomik të Kosovës, për këtë presim edhe ndihmën e partnerëve tanë”, ka shtruar ministri i Financave, Avdullah Hoti

Paraardhëse

Firmoset marrëveshja për Ujësjellësin e ri të Durrësit

Pasardhëse

Rama darkon me Metën, çështjet të cilat diskutohen në tryezë

Pasardhëse

Rama darkon me Metën, çështjet të cilat diskutohen në tryezë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.