• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Alba Malltezi: Berisha bleu News 24 pasi transmetuam vrasjet në 21 janar

20 January, 2016
në Politikë
0
83
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në përkujtim të vrasjeve të ndodhura në Bulevard gjatë protestës së 21 janarit 2011, Alba Malltezi ka intervistuar në Shqiptarja.com gazetarin Fatos Mahmutaj,i cili mbeti i plagosur në atë protestë.

Malltezi shkruan se ako kohe, në News 24 që drejtohej nga Carlo Bollino, u transmetuan dhe u vërtetuan me figurë se vrasjet e katër mbështetësve të opozitës së atëhershme ishin bërë nga gardistët brenda rrethimit të kryeministrisë.

Por sipas Malltezit, News 24 u ble disa uaj më vonë nga një biznesmen i afërt me Berishën për 4 6 milionë euro.

Kjo lëvizje sipas Malltezit, që është bashkëshortja e Carlo Bollinos erdhi pasi Berisha nuk kishte mundur të kontrollonte kurrë atë media.

“Ndërsa transmetonim me dhimbje e pasion në News24 të vërtetat për 21 Janarin 2011, ne, drejtuesit e grupit të vetëm  me pronësi italiane, i cili prej 1993 ishte themeluar dhe drejtohej nga Carlo Bollino në Shqipëri, nuk e dinim se po firmosnim dhe fundin e punës tonë aty. E vërteta e madhe e treguar prej nesh me pamjet ekskluzive se plumbat që kishin shtrirë përtokë duke lënë pa jetë katër protestues, ishin qëlluar nga Garda e Republikës që ndodhej brenda oborrit të Qeverisë do të sillte pasoja për drejtuesit e grupit mediatik: mënjanimin me ndryshimin e pronësisë.  

Kohë më pas u mor vesh se publikimi i videove nga News24, që tregonin njëkohësisht përgjegjësitë penale të Gardës, përgjegjësitë politike të qeverisë dhe të pavërtetat e Sali Berishës, i cili kishte tentuar të inkriminonte Edi Ramën dhe organizatorët e protestës duke i akuzuar për vrasjet, shtyu pikërisht Berishën dhe njerëzit e tij të mbështesnin ndryshimin e pronësisë të atij grupi editorial, të cilin nuk kishte mundur ta kontrollonte asnjëherë, dhe as t’i mbyllte gojën. Në pak javë, një biznesmen afër Partisë Demokratike dha 6 milionë euro që u kërkuan për shitjen nga pronarët italianë që jetonin në Siçili dhe me 11 maj 2011 (saktësisht 4 muaj pas 21 Janarit) ai zë i shtypit të lirë kaloi nën kontrollin e PD-së.
 
Ai 21 janar 2011 qëlloi i rëndë edhe për ne të medias, edhe pse në një formë tjetër, falë Zotit, e rekuperueshme në krahasim me 4 protestuesit që humbën jetën e që sot, në këtë 5 vjetor dëshirojmë t’i kujtojmë: Ziver Veizi, Hekuran Deda,  Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Sot për ta nuk është vendosur ende drejtësi”, – shkruan Alba Malltezi në Shqiptarja.com.

Paraardhëse

Pasiguria në sektorin privat, shqetësuese

Pasardhëse

Opozita shqiptare në Maqedoni kundër 24 prillit

Pasardhëse

Opozita shqiptare në Maqedoni kundër 24 prillit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.