• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Kafja apo çaji: Cila pije është më e mirë për ju?

19 January, 2016
në Shëndet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

George Orwell mund të ketë shkruar se “çaji është një nga shtyllat kryesore të qytetërimit në Britani” – por edhe vetë britanikët duhet ta pranojnë se pija e tyre kombëtare po përballet me konkurrencë të ashpër nga ekspresët, kapuçinot, etj.

BBC nëpërmjet këtij artikulli ka vendosur të peshojë meritat relative të çdo pije. Përveç shijes, është marrë në studim literaturë shkencore për efektet e tyre reale për trupin dhe mendjen e njeriut.

Thirrja për t’u zgjuar

Për shumicën, kafeina është arsyeja e parë pse njerëzit zgjedhin kafen. Është si vaj për motorët tanë kur jemi akoma të përgjumur në mëngjes. E bazuar në përbërjen e saj, kafja ka më efekt zgjues. Një filxhan çaj ka gjysmë doze, 40 miligramë kafeinë stimuluese që do ta gjenit në një filxhan kafeje 80 deri 115 miligram. Megjithatë kjo nuk ka të njëjtit rezultat.

Studimet kanë treguar se të dyja pijet kanë një lloj alarmi të ngjashëm zgjimi në mëngjes.  Në të vërtetë, kur shton dozën e çajit, e bën efektin e tij ekuivalent me atë të kafes, dhe provon të jetë më efektiv në mprehjen e mendjes.

Shkencëtarët arrijnë në përfundimin se doza e kafeinës nuk është e gjithë historia: ndoshta pritshmëritë tona gjithashtu përcaktojnë se sa të alarmuar ndjehemi, ose mund të ndodhë të jetë një përvojë e tërë shijesh, arome, që pija jonë e preferuar zgjon shqisat tona.

Verdikti: Kundër logjikës, çaji provon të ketë po të njëjtin alarm zgjimi si dhe kafja. Pra janë barazim.

Cilësia e gjumit

Alarm clock on night table

Dallimet më të mëdha mes kafes dhe çajit mund të tregohen kur vë kokën në jastëk. Duke krahasuar njerëz që pinin të njëjtën sasi çaji e kafeje përgjatë ditës, hulumtuesit e Universitetit Surrey në Mbretërinë e Bashkuar konfirmuan se edhe pse të dyja palët kishin përfitime të ngjashme të vëmendjes gjatë ditës, pirësit e kafesë e kishin më të vështirë për të fjetur natën – ndoshta për  shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës.

Pirësit e çajit, përkundrazi, kishin dremitje më të gjatë e më çlodhëse.

Verdikti: Çaji ju ofron më shumë përfitime se sa kafja, pasi kjo e fundit mund t’ju lërë pa gjumë.

Errësimi i dhëmbëve

dream of dentist

dream of dentist

Së bashku me verën e kuqe, kafja dhe çaji janë të dy të njohur që zverdhin dhëmbët e bardhë. Por cila nga këto është më e keqe? Shumica e dentistëve duket se e pranojnë që pigmentet natyrale të çajit mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve më shumë se sa kafja.

Verdikti: Nëse dëshironi një buzëqeshje perfekte, kafja është e keqja më e vogël

Balsam për shpirtrat e trazuar

Në Angli, është e zakonshme t’i japësh “çaj dhe simpati” një miku të pikëlluar. Një filxhan çaj është ilaç për shpirtrat e trazuar, dhe mendjet në telashe. Në fakt, ekzistojnë disa prova që tregojnë se çaji mund të qetësojë nervat e juaja. Pirësit e rregullt të çajit kanë tendencën të tregojnë përgjegjësi psikologjike më të qetë në situata shqetësuese, në krahasim me njerëzit që nuk e pinë. Njerëzit që pinë tri filxhanë çaj në ditë kanë 37% më pak rrezik të vuajnë nga depresioni se sa ata që nuk e konsumojnë atë.

Kafja nuk ka të njëjtin reputacion, Madje disa raportojnë sikur nervat  e tyre nxiten më shumë kur konsumojnë kafe. Por ka edhe prova të disa studimeve të bëra që tregon se edhe kafja shton imunitetin kundër problemeve mendore afat-gjata. Sipas analizave, një filxhan kafeje në ditë ul rrezikun e zhvillimit të depresionit me 8%. Përkundrazi, pijet e tjera, sidomos pijet freskuese me sheqer, rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve shëndetësore mendore.

Të dyja pijet duken se në mënyrë të moderuar mbrojnë zemrën edhe pse provat tregojnë se kafja është më përpara në këtë garë. Ndërsa çaji është i domosdoshëm kundër zhvillimit të një sërë kanceresh, ndoshta për shkak të antioksidantëve që përmban.

Verdikti: Barazim sërish. Përfitime shëndetësore të veçanta./BBC/Tirana Observer/

Paraardhëse

Shkaktoi vdekjen e 7-vjeçares, arrestohet pas 4 vjetësh mjeku

Pasardhëse

“The Economist” dhe Shqipëria si zyrë punësimi për xhihadistët

Pasardhëse
Shqipëria si zyrë punësimi për xhihadistët

“The Economist” dhe Shqipëria si zyrë punësimi për xhihadistët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.