• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Verifikimi i pasurive, prokurorët dhe gjyqtarët të gjithë në sitë

18 January, 2016
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një listë me emra prokurorësh e gjyqtarësh për shkarkim duket se do të jetë gati në kohën kur drafti i Reformës në Drejtësi të hyjë në fuqi pas miratimit në Parlament, shkruan Panorama. Prej më se një muaji, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka nisur një hetim në lidhje me pasurinë e njerëzve të drejtësisë.

Gazeta ka mësuar nga burime të konfirmuara se prokurorët e vendit janë thirrur me radhë në zyrat e ILDKP­së ku janë marrë në pyetje në lidhje me pasuritë që disponojnë në emrin e tyre. Sipas rendit alfabetik në listën emërore të prokurorëve, ata janë thirrur në zyrat e ILDKP-së njëri pas tjetrit.

Gjatë seancave të marrjes në pyetje në Inspektoriat, prokurorëve u është thënë se bëhet fjalë për një proces verifikimi paraprak. Burime të gazetës “Panorama” kanë thënë se nga ky verifikim nuk bën përjashtim asnjë prokuror. Pra, bëhet fjalë për një proces verifikimi mbi pasuritë e gjithë trupës së prokurorëve emër për emër.

Hetimi

Në ndryshim nga procedurat e zakonshme të më­ parshme, kur pas kontrollit formal të deklaratave të pasurisë ILDKP­ja përzgjedh me short emrat e zyrtarëve për kontroll të thelluar, në rastin e prokurorëve është vepruar ndryshe.

Me synimin për të pasur një pasqyrë të qartë të situatës, bazuar edhe në informacionet mediatike, duket se ILDKP­ja ka vendosur verifikim total për pasuritë e prokurorëve. Banesa, makina, troje, llogari bankare, aktivitete në biznes e gjithçka tjetër që përbën pasuri, është verifikuar nga ILDKP­ja nëse ka qenë në emër të prokurorëve.

Atyre u janë kërkuar fatura apo dokumente justifikuese në lidhje me pasuritë që janë gjetur në emër të tyre. Procesi i thirrjes së prokurorëve për të dhënë sqarime në lidhje me pasuritë që disponojnë është duke vazhduar, pasi lista emërore nuk ka përfunduar ende. Megjithëse procedura është masive dhe e pandeshur më parë, prokurorët thonë se seancat e pyetjeve në Inspektoriat kanë qenë përgjithësisht korrekte dhe profesionale.

Lista e reformës

Besohet se në fund të kontrollit administrativ që po kryen ILDKP­ja në lidhje me pasurinë e prokurorëve, do të ketë një listë me emrat problematikë. Në këtë listë do të zënë vend ata punonjës të akuzës që kanë pasuri të pajustifikuara me të ardhurat e tyre të ligjshme.

Pikërisht emrat e kësaj liste duket se do të jenë të parët që do të largohen nga sistemi me hyrjen në fuqi të Reformës në Drejtësim, e cila është ende në fazën e diskutimit dhe të draftimit. Gjatë viteve të fundit, Inspektoriati i Kontrollit e Deklarimit të Pasurisë ka paditur disa gjyqtarë dhe prokurorë me akuzën për probleme me pasurinë.

Paraardhëse

Kosova mbulohet nga dëbora, pritet edhe acar

Pasardhëse

Goditet 4 herë me thikë gjyqtari që i dha pafajësinë Fullanit

Pasardhëse

Goditet 4 herë me thikë gjyqtari që i dha pafajësinë Fullanit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.