• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Legalizimet, ja çfarë ndryshon në çmime dhe procedurat e reja

16 January, 2016
në Ekonomi
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët u shpreh se ALUIZNI nuk ka akoma një numër të saktë të ndërtimeve informale që nuk do të legalizohen. Më herët qarkulloi shifra 90 mijë ndërtime që nuk plotësonin kriteret por tashmë duket se institucionet janë tërhequr nga kjo shifër. Lame argumentoi se aktualisht nuk mund të flitet me shifra pasi statusi i ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen mund të ndryshojë në varësi edhe të zhvillimeve të tjera në mjediset pranë tyre. Tashmë bashkëpunimi mes hipotekës dhe ALUIZNI-t pritet që të bëhet edhe më intensive dhe në fakt për herë të parë do të jetë agjencia ajo që bën verifkimin në terren të gjendjes reale dhe më pas këtë e hedh në një hartë e cila e kalon Hipotekës. Për herë të parë sipas Lames po bëhet një rinovim që do të jetë I përjetshëm, i unifikuar dhe dakordësuar mes dy institucioneve. Në fund kreu i Agjencisë së Legalizmeve nënvizoi se vendimet e fundit të ndërmarra nga qeveria që japin lejen e legalzimit pa përfudnuar pagesa do të lëhtësojnë proçesin.
Sipas tij nuk do të ketë asnjë penalitet për ata që nuk respektojnë afat por në fakt qytetarët do të humbasin mundëisnë të përfitojnë nga skema e lehtësimeve. Po kështu do të kufizohen në marrjen e shërbimeve në një moment të dytë nëse fatura rezulton e papaguar.

Çmimet favorizuese
Zyrtarizohen ndryshimet e realizuara nga qeveria në vendimin ekzistues “Për çmimin favorizues të shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion banimi dhe të përzier, të subjekteve që përfitojnë falje të pagesës, si dhe të mënyrës e afateve të pagesës”. Kështu, sipas tyre, shtohet pika me këtë përmbajtje: “Për poseduesit e ndërtimeve pa leje, që kanë statusin e invalidit të punës ose që kanë bashkëshortë me këtë status, me paraqitjen e dëshmisë zyrtare përkatëse, pranë drejtorisë së ALUIZNI-t, detyrimi financiar për parcelën ndërtimore zbritet në masën -50%, nga vlera e përllogaritur. Sikundër shtohet edhe pika tjetër: “Subjektet e parashikuara përfitojnë vetëm një herë faljen apo zbritjen nga detyrimi për parcelën ndërtimore, cilido qoftë funksioni i ndërtimit. Lehtësitë, sipas pikave të mësipërme, përfitohen për ato ndërtime për të cilat nuk është shlyer ende detyrimi financiar për parcelën ndërtimore. Këto lehtësi aplikohen pavarësisht nëse subjektet kanë përfituar legalizim të ndërtimeve të tjera, përpara datës 4 gusht 2014”.
“Përfitojnë faljen apo zbritjen e detyrimit për parcelën ndërtimore subjektet që janë aplikues për legalizim ose që u janë njohur të drejta mbi ndërtimin pa leje, me vendim gjyqësor të formës së prerë. Nuk përfitojnë lehtësitë, për shkak të statusit të veçantë, të këtij vendimi, subjektet, të cilëve u është transferuar e drejta e legalizimit të ndërtimit pa leje përmes një veprimi juridiko-civil”, pohon më tej vendimi i ri, i ndryshuar i qeverisë.
Për të përfunduar me faktin se “bashkësitë fetare, që kanë lidhur marrëveshje me Këshillin e Ministrave, për objektet e kultit, institucionet e arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar, objektet me destinacion për shërbime sociale a shëndetësore, përjashtohen nga pagesa për parcelën ndërtimore”.
Teksa ky përjashtim thuhet se vlen edhe për objektet e tjera të tyre.

Bashkësitë fetare
Ato që kanë lidhur marrëveshje me Këshillin e Ministrave, për objektet e kultit, institucionet e arsimit parashkollor, para-universitar dhe universitar, objektet me destinacion për shërbime sociale a shëndetësore, përjashtohen nga pagesa për parcelën ndërtimore”. Teksa ky përjashtim thuhet se vlen edhe për objektet e tjera të tyre.

Procedurat
– Kur kalimi i së drejtës së pronësisë është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, përpara datës 31.12.2015, dhe nuk është lëshuar ende leja e legalizimit, ALUIZNI njofton subjektin për detyrimin financiar, sipas procedurës së përcaktuar në këtë vendim.
– Subjekti ka 60 ditë afat për shlyerjen e detyrimit financiar.
– Për subjektet posedues të ndërtimeve pa leje, që janë njoftuar nga ALUIZNI për detyrimin financiar deri në datën 31.12.2015, për të cilët nuk është lëshuar ende leja e legalizimit, do të respektohet afati 6-mujor për shlyerjen e detyrimit, duke filluar nga data e njoftimit.
– Në rast mospagese të detyrimit financiar, sipas afateve të përcaktuara në këtë pikë, ALUIZNI miraton lejen e legalizimit dhe e dërgon për regjistrim me hipotekë ligjore.
– Të drejtat, detyrimet dhe procedurat e parashikuara në krerët II e III, të këtij vendimi, zbatohen si për objektet pa leje edhe për shtesat në ndërtime me leje, që i nënshtrohen kalimit të pronësisë mbi parcelën ndërtimore.

Paraardhëse

Çiljeta aspak e ‘kërcënuar’ për c*c*t: Enca i ka më të vogla

Pasardhëse

Dy ushtarë shqiptarë, tani pjestarë të ISIS?

Pasardhëse

Dy ushtarë shqiptarë, tani pjestarë të ISIS?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.