• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

George Soros : Si ti mundim terroristët e ISIS ?

15 January, 2016
në Opinion
0
George Soros
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Përgatitur nga Lajme.al

Si ti mundim terroristët e ISIS?

Shoqëritë e hapura janë gjithmonë të ekspozuara. Sot, kjo është veçanërisht e vërtetë për SHBA-të dhe Europën, si për shkak të terrorizmit në Paris dhe gjetiu, ashtu edhe përshkak të mënyrës se si Amerika dhe Europa (e në veçanti Franca) po reagojnë.

Terroristët xhihadistë, ISIS ose Al Kaida e njohin mirë thembrën e Akilit të shoqërive perëndimore : frikën nga vdekja. Duke luajtur me këtë frikë, me video propaganduese të masakrave të tmerrshme, protagonistët e ISIS rrisin edhe më tej frikën duke i shtyrë shoqëritë deri tani “të hapura” që të humbin arsyen.

Specialistët e trurit kanë zbuluar që emocionet janë komponenti thelbësor i arsyes.

Kjo shpjegon se pse terrorizmi xhihadist përbën një kërcënim efikas kundër shoqërive tona : frika nga vdekja na çon dhe drejton liderët tanë në vendime irracionale. Shkenca vetëm sa e konfirmon atë që përvoja na mëson përgjatë historisë së njerËzimit : kur jemi të frikËsuar pËr jetën tonë, emocionet marrin nën kontroll gjykimin tonë të arsyeshëm. Frika aktivizon pjesët më primitive të trurit, përpara atyre pjesëve tjera që mundësojnë konceptimin dhe mbrojtjen e vlerave abstrakte të një shoqërie të hapur.

Histeria kundër islamit

Reagimi ynë poashtu përbën kërcënim për një shoqëri të hapur. Një gjeneratë që ka trashëguar një shoqëri të hapur, nuk do ta kuptojë asnjëherë se çfarë është e nevojshme për ta ruajtur atë nëse nuk gjendet përpara sfidave  dhe nëqoftëse po kjo shoqëri nuk mëson se si të triumfojë arsyeja mbi frikën.

Qëllimi kryesor i terroristëve xhihadistë është që të bindin rininë muslimane që ata s’ka alternativë tjetër përpos t’i bashkohen terrorizmit (lexo : radikalizimit, ekstremizmit).

Terrorizmi është mënyra më i mirë për ti’a arritur qëllimit (të bindjes) sepse, frika ndaj vdekjes tërheq ndenjat anti-islame dhe shtyejnë popullatën e besimeve të tjera të konsiderojnë që çdo musliman qenka terrorist potencial.

Pikërisht kjo është duke ndodhur. Si reagim ndaj terrorizmit, ky vrull kundër islamit ndjell ndjenja frike te muslimanët që jetojnë në Europë dhe SHBA.

Tek më të vjetrit ndjellet frikë, tek të rinjtë hidhërim. Ky pra është terreni perfekt për krijimin e terroristëve të rinj. Është proces boomerang që forcohet vetvetiu.

Por si ta ndalojmë dhe ta përmbysim?

“Shoqëritë e hapura janë gjithmonë të ekspozuara. Sot, kjo është veçanërisht e vërtetë për SHBA-të dhe Europën, për shkak të terrorizmit në Paris dhe gjetiu, ashtu edhe përshkak të mënyrës se si Amerika dhe Europa (e në veçanti Franca) po reagojnë.” – George Soros

 

Të heqësh dorë nga vlerat dhe principet që vijnë si trashëgimi e shoqërive të hapura dhe të dorëzohemi para një ndjenje anti-islamike të diktuar nga frika, nuk është fare kjo përgjigja e duhur, edhe pse mund të jetë e vështirë rezistimi.E kam ndjerë vet duke parë debatin e fundit në televizor në mes kandidatëve republikanë për presidencë. I ika kësaj ndjenje duke u kujtuar se është e paarsyeshme të bëjmë atë që do armiku jonë ta bëj. Argumentet abstrakte nuk janë të mjaftueshme për të luftuar kundër terrorizmit xhihadist. Duhet një strategji. Fakti që fenomeni xhihadist na shoqëron prej më shumë se një gjenerate, nënvizon sfidën që kjo përfaqëson. Është një fenomen, pa dyshim, i vështirë për t’u kuptuar, , por duhet megjithatë një përpjekje.

Islamic_State_(IS)_insurgents,_Anbar_Province,_Iraq

Rezistimi ndaj “thirrjeve raciste”

Le ta marrim  luftën në Siri : shkakun kryesor të problemeve të refugjatëve që përbën kërcënim thelbësor për BE-në ashtu siç e njohim. Nëse konflikti do të ishte zgjidhur, bota  do të bënte më mirë.

Duhet ta kuptojmë që Shteti Islamik është në pozitë të dobët. Përhapë frikë anë e mbanë botës, por në terren pozitën e ka  gjithnjë e më shumë e dobët. Këshilli i sigurimit ka adoptuar unanimisht një rezolutë kundër Shtetit Islamik dhe udhëheqësit e tyre në Irak dhe në Siri e dinë që i kanë ditët e numëruara.

Sa i përket Sirisë, perspektivat mbeten jo të sigurta dhe konflikti sirian nuk mundet as të kuptohet dhe as të zgjidhet në mënyrë të izoluar.

Por ideja që ndriçon si argument : Është gabim i madh të bëjmë atë që terroristët presin të bëjmë.

Prandaj, sado e vështirë të jetë, duhet të riafirmojmë angazhimin tonë në favor të principeve të një shoqërie të hapur, dhe t’i rezistojmë thirrjeve të Donald Trump-it dhe Ted Cruz.

 

Copyright: Project Syndicate, 2015.
Paraardhëse

Merr fund epidemia Ebola në Afrikën Perëndimore

Pasardhëse

Kjo bukuroshe seksi jeton veç për futbollin

Pasardhëse
bukuroshe seksi

Kjo bukuroshe seksi jeton veç për futbollin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.