• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Beqaj: Zgjatet afati i shpërndarjes së Kartës së Shëndetit

12 January, 2016
në Aktualitet
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Beqaj: Zgjatet afati i shpërndarjes së Kartës së Shëndetit deri më 30 Prill 2016

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaron se zgjatet afati i shpërndarjes së Kartës së Shëndetit deri më 30 Prill 2016 dhe se libreza e Shëndetit mbetet në përdorim deri në pajisjen përfundimtare me Kartën e re.

Në një postim në rrjetet  Facebook dhe Twitter, pasditen e së martës, Ministri i Shqëndetësisë, Beqaj konfirmon zgjatjen e afatit të shpërndarjes së kartës së shëndetit, duke ofruar në dispozicion dhe linkun e Fondit te  Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku njoftoi sot vendimin për zgjatjen e afatit të shpërndarjes së Kartës së Shëndetit.

Në njoftimin për mediat të Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thuhet se “Duke u bazuar në Udhëzimin nr. 33, datë 26.12.2014 “Për Kartën e Shëndetit”, i ndryshuar, afati i pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, do të shtyhet deri më datë 30 Prill 2016. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të përdorin ende Librezën Shëndetësore, deri në pajisen përfundimtare me Kartë Shëndeti. Vendimi për zgjatjen e afatit të pajisjes me Kartën e re të Shëndetit, është një masë për të lehtësuar mbingarkesën dhe fluksin që është vënë re së fundi, pavarësisht, se vetëm për periudhën 5-11 Janar 2016, është realizuar shpërndarja e 48 mijë kartave në të gjithë vëndin duke shtuar numrin e sporteleve në Qendrat Shëndetësore, të cilat tashmë punojnë me dy turne dhe me kapacitet të plotë. Ndërkohë, gjatë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 700 mijë Karta Shëndeti në të gjithë Shqipërinë për të gjitha kategoritë përfituese të skëmës së sigurimit shëndetësor”.

Po ashtu, shpjegohet  se “Karta e Shëndetit është një nga projektet më të rëndësishme të FSDKSH, e cila u vu në zbatim duke filluar nga Janari i vitit 2015, për të zëvendësuar gradualisht librezat e vjetra shëndetësore. Ky proces u aplikua fillimisht në disa qëndra shëndetesore në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë.

Karta e Shëndetit përmirësoi dukshëm cilësinë e punës së mjekëve dhe farmacistëve, me përfitim të drejtpërdrejtë për pacientët. Karta e Shëndetit është i vetmi dokument zëvendësues i Librezës Shëndetësore për të gjithë qytetarët shqiptarë. FSDKSH, si institucioni që manaxhon paisjen me Kartën e Shëndetit në të gjithë territorin e vendit, e ka ndjekur me vëmendje këte proces, duke vërejtur se ky afat ka krijuar një situatë emergjente, me rradhë të gjata pranë qëndrave shëndetësore”.

“Bëjmë me dije gjithashtu, se FSDKSH do të jetë në monitorim të vazhdueshëm me qëllim zbatimin me sukses brenda afateve kohore ligjore të këtij procesi të rëndësishëm që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët” thuhet në njoftimin e FSDKSH.

 

Paraardhëse

Moti i keq, trageti italian nuk niset për në Vlorë

Pasardhëse

Kërkesat për azil, kosovarët të tretët në Francë

Pasardhëse

Kërkesat për azil, kosovarët të tretët në Francë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.