• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjosha: Azilkërkuesit jo më shqetësim për BE

10 January, 2016
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria nuk përbën më shqetësim për Bashkimin Evropian përsa i përket kërkesave për azil, deklaron Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në një intervistë për Report.

Rënia drastike e fluksit të emigrantë ka nisur në tetor, një muaj pas shpalljes së Shqipërisë vend të sigurt origjine.

Megjithatë detyrë e qeverisë sipas ministres, mbetet garantimi i kushteve normale të jetesës në vend, në mënyrë që të shmangen largime të tjera masive.

“Duke filluar që nga muaji tetor numri ka rënë në mënyrë drastike, kështu që ky është një tregues i mirë i uljes së këtij problemi me vendet anëtare. Qeverisë ende i mbetet një punë shumë e madhe për të bërë, realisht për të plotësuar të gjitha nevojat e këtyre personave si ato sociale por edhe ekonomike sepse janë dy çështje madhore për njerëzit dhe janë dy arsye pse njerëzit sot lënë Shqipërinë”, shprehet Gjosha.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Brendshme në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian numri i azilkërkuesve shqiptarë ka ardhur në ulje që prej gushtit ku pati dhe pikun. Në këtë muaj ai llogaritej 9580 shtetas, në shtator 8520, në tetor 5300 dhe në nëntor 3015 të tillë.

Por pavarësisht këtyre shifrave sipas ministres, lëvizje e lirë e shqiptarëve nuk rrezikohet, madje as nga ashpërsimi i masave në kufijtë e brendshëm të vendvee anëtare të Be-së.

” Të gjithë qytetarët që kanë zbatuar rregullat kanë qenë patjetër të mirëpritur në të gjitha vendet e Shengen, vendet e BE. Deri në këto momente që ne flasim nuk kemi asnjë lajmërim të tillë për të vendosur alarme se kufijtë do të mbyllen dhe se nuk do të kemi mundësi të udhëtojmë drejt këtyre vendeve kështu që unë nuk do ta quaja një çështje të prekshme deri tani”,- thotë ministrja.

Gjermania dhe Suedia kanë qenë dy vendet që janë përballur me fluksin më të madh të shqiptarëve. Sipas statistikave të autoriteteve gjermane, gjatë 2015-ës numri i azilkërkuesve shqiptarë ishte 54,762 persona.

Paraardhëse

Opozita sërish tërhiqet nga Reforma, do konsensus politik

Pasardhëse

Plaku dhe Dosti pranë Teutës

Pasardhëse
Plaku dhe Dosti pranë Teutës

Plaku dhe Dosti pranë Teutës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.