• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Pacolli: Kryeministri Mustafa ka vetëm tre rrugë

8 January, 2016
në Kosovë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pacolli: Kryeministri Mustafa ka vetëm tre rrugë

Ish numri dy i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, me partinë e tij Aleancën për Kosovën e Re, po sheh tri mundësi të daljes nga kriza politike në vend.

Ato i ka shprehur në një postim të tij në Facebook:

Duke u bazuar në statusin që e drejta ndërkombëtare e gëzon në rendin kushtetues të Kosovës dhe në dispozitat e Kushtetutës së Kosovës, kemi të bëjmë me dy gjendje juridike;

1. Marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë; E para e 2013 e ratifikuar në Kuvend me shumicën e dy të tretave dhe ajo e nënshkruar nga kryeministri në gusht të 2015. Duhet të kemi të qartë që të dy këto marrëveshje janë në fuqi dhe janë drejtpërdrejtë të zbatueshme në rendin kushtetues kosovar, e para bile me ratifikim nga Kuvendi e tjetra me nënshkrimin nga ana e Kryeministrit. Që të dyja këto janë bërë të zbatueshme menjëherë pas nënshkrimeve respektive. Këto marrëveshje sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk mund të shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese siç po pretendohet, sepse ajo nuk ka një juridiksion origjinal për t’i shfuqizuar ato.

2. Protestat e opozitës dhe insistimi për revokimin e marrëveshjeve ose dorëheqje të Kryeministrit si dhe gjendja juridike që është krijuar muajin e kaluar që ka të bëjë me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në kuadër të të cilit përcaktohet se disa pjesë të marrëveshjes së nënshkruar nuk janë në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Sipas kuptimit të këtij aktgjykimi shihet qartë që Kryeministri i Republikës së Kosovës ka nënshkruar një tekst të marrëveshjes, i cili nuk është në përputhje me Kushtetutën.
Edhe njëherë po e theksoj se këto marrëveshje pavarësisht aktgjykimit të Kushtetueses janë në fuqi dhe prodhojnë efekte juridike për Republikën e Kosovës.

Përveç kësaj një problem shumë i madh për Kosovën do të jetë edhe mënyra se si do të zbatohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe si të zbatohen rekomandimet e këtij aktgjykimi i cili duket të jetë mjaft i paqartë, edhe për faktin që Gjykata Kushtetuese në këtë aktgjykim për herë të parë përdorë një terminologji politike në përmbajtjen e aktgjykimit, e cila del jashtë praktikave të deritashme të kësaj Gjykate.

Shkelësit e Kushtetutës në kuptim të aktgjykimit të Gjykatës, në këtë rast kryeministrit, i mbeten tri rrugë;

– Të japë dorëheqje për shkaqe etike,
– Të mos përfillë përgjegjësinë etike dhe të vazhdojë në rrethanat kur opozitën në vazhdimësi do ta ketë përballe në këtë çështje. Në këtë rast do të kemi vazhdimësi të krizës dhe dëmtim të vazhdueshëm të imazhit të Kosovës ose;
– I gjithë spektri politik të jetë koshient për nevojën e shtetndërtimit dhe integrimit të Kosovës dhe në mënyrë koncensuale t’i jepet shans kryeministrit që të implementojë marveshjën dhe gjatë implementimit të marrëveshjeve (hartimit të statutit) të jetë i kujdesshëm dhe transparent në veprimet e tij.

Paraardhëse

A e do Rama reformën në Drejtësi?

Pasardhëse

Cilat janë momentet më relaksuese për Fatmir Limajn?

Pasardhëse

Cilat janë momentet më relaksuese për Fatmir Limajn?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.