• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Çmimet e biletave, pritet ulje për fluturimet nga Tirana

7 January, 2016
në Ekonomi
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Çmimet e biletave, pritet ulje për fluturimet nga Tirana

Zyrtarët shqiptarë thonë se kanë arritur një marrëveshje me aksionarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, TIA, për t’i dhënë fund të drejtës ekskluzive të fluturimeve ndërkombëtare dhe për të ndërtuar aeroporte të reja që do të kenë fluturime më të lira.

Qeveria e qendrës së majtë drejtuar nga Edi Rama u zotua në fushatën zgjedhore të vitit 2013 të rikonsiderojë koncesionin me aksionarët e TIA dhe të liberalizojë tregun për të hapur rrugën e fluturimeve të lira. Nën një marrëveshje koncensionare të nënshkruar në tetor 2004, TIA ka të drejtën të menaxhojë aeroportin Nënë Tereza të Tiranës për 20 vjet me një monopol të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare nga dhe për në Shqipëri.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha në një takim të martën me operatorët turistikë se ata kishin rënë dakord me aksionarët e koncensionit të TIA që t’i jepnin fund monopolit mbi fluturimet ndërkombëtare dhe të hapnin rrugën për ndërtimin e aeroporteve të reja në Shqipërinë jugore që do të bëjnë fluturime më të lira.

“Ne kemi rënë dakord me aksionerët e TIA të liberalizojmë fluturimet ndërkombëtare dhe kemi oferta konkrete për të ndërtuar aeroporte që do të bëjnë fluturime të lira nga Vlora dhe Saranda,” tha Ahmetaj.

Ai shtoi se marrëveshja me TIA do të kalohet së shpejti nga qeveria dhe parlamenti, duke hapur rrugën për fluturime me taksa të ulëta që do t’i bëjnë biletat më të lira.

Disa ekspertë ekonomikë vunë re një mungesë transparence në marrëveshjen që ministri pretendon se ka arritur me koncensionarët e TIA, drejtuar nga kompania AviAlliance e Gjermanisë.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, tha për BIRN se qeveria ka detyrë t’i tregojë shqiptarëve rreth negociatave dhe kushteve të sakta.

“Nëse ministri pretendon se ka gjetur një marrëveshje për t’i dhënë fund ekskluzivitetit të TIA në fluturime ne duhet të dimë kushtet,” tha ai.

“Nuk ka kuptim që një kompani e huaj të heqë dorë nga të ardhurat e veta kaq lehtësisht. Shtetasit kanë të drejtë t’i dinë detajet e asaj që po ndodh,” shtoi Preçi.

Megjithatë Preçi thotë se marrëveshja e koncensionit me TIA konsiderohet si një nga më të mirat, meqënëse i ka dhënë aeroportit të Tiranës një pamje të re, shtetasit shqiptarë e paguan shtrenjtë atë përmes biletave të shtrenjta të fluturimit.

Ai tha se pavarësisht premtimeve, kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për të liruar tregjet shqiptare nga monopolet, dhe nuk ka arritur sukses në krijimin e konkurrencës së lirë dhe të drejtë.

BIRN

Paraardhëse

Qau para Merkelit, familja e palestinezes merr leje qendrimi

Pasardhëse

Horoskopi 24 Dhjetor 2015

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi 24 Dhjetor 2015

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.