Sipas të dhënave të disponueshme nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, sot, në orën 14:04, është regjistruar një tërmet me epiqendër në zonën epiqendrore të Prespës, rreth 127 km në jugperëndim të Shkupit.
Tërmeti ka pasur magnitudë lokale ML 3.3 sipas shkallës Rihter.
Lëkundjet janë ndier në pjesët jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht nga banorët e qytetit të Manastirit (Bitolës) dhe rrethinës, me intensitet III–IV sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.






Diskutime rreth kësaj post