26-vjeçari arrestohet në Prilep, dyshohet se sulmoi fizikisht babain e tij
Më 24 shtator, rreth orës 22:20, në rrugën “Gostivarska” në Prilep, punonjësit policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme në Prilep kanë privuar nga liria një 26-vjeçar nga ky qytet.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), U.K. dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Nga policia bëjnë të ditur se rasti është duke u dokumentuar dhe, pas përfundimit të procedurave, ndaj 26-vjeçarit do të ndërmerren masat përkatëse ligjore dhe do të ngrihet kallëzimi përkatës.







Diskutime rreth kësaj post