**“Zegjine, Zegjine…” – Përplasje verbale mes aktivistes Arvina Lleshi dhe deputetes Zegjine Çaushi**
Një përplasje verbale është shënuar sot jashtë ambienteve të Kuvendit, mes aktivistes Arvina Lleshi dhe deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.
Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale dhe raportimeve të mediave, Lleshi iu drejtua deputetes me një refren ironik të përdorur nga protestuesit, duke i thënë: **“Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkollë që të mësosh!”**
Pas kësaj, mes tyre nisi një debat me tone të forta. Çaushi e akuzoi aktivisten se po ul figurën e një gruaje, ndërsa Lleshi e kritikoi deputeten për qëndrimet e saj politike.
Gjatë përplasjes, deputetja e pyeti aktivisten se kush e përfaqësonte dhe nëse paguhej për veprimtarinë e saj. Lleshi deklaroi se nuk paguhej nga askush dhe se përfaqësonte vetëm veten.
Përplasja u regjistrua në video dhe ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa palët shkëmbyen akuza dhe kundërakuza gjatë debatit.







Diskutime rreth kësaj post