Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe kanë lëshuar një njoftim për shtetasit që synojnë të udhëtojnë drejt Kosovës.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare tregohet për protestat që po organizohen në Kosovë pas vendimit të Hagës.
“Po zhvillohen grumbullime të mëdha, përfshirë edhe në Prishtinë gjatë orëve të mbrëmjes. Kjo mund të shkaktojë pengesa, përfshirë ndërprerje në trafik dhe në transportin publik. Informohuni rregullisht për zhvillimet lokale, planifikoni më shumë kohë për udhëtim dhe qëndroni larg turmave të mëdha apo protestave”, thuhet në njoftim.







Diskutime rreth kësaj post